Si të pëlqen ty?

Më së shumti e dua Argetën Si e Prishtinës!

Argeta. Pjesa e shijshme e bukës

E shijshme dhe e lehtë për t'u hapur, ajo e bën çdo fetë buke më të mirë.

Më shumë kohë për ju dhe personat që doni më shumë

Një ushqim i shijshëm, i freskët dhe i shumëllojshëm brenda pak minutave, plus shumë më shumë kohë dhe kënaqësi për personat që doni më shumë.

Copa mishi të zgjedhura me kujdes, erëza natyrale 100%, vajra vegjetale.

Argeta përgatitet duke përdorur vetëm përbërësit më të mirë. Shkencëtarët tanë me përvojë e testojnë me kujdes cilësinë e tyre çdo ditë.

Mish pule me cilësi të lartë

Patétë e pulës nga Argeta prodhohen me mish pule të zgjedhur me kujdes.

PULE

Mish gjeldeti me cilësi të lartë

Patétë e gjeldetit nga Argeta prodhohen me mish gjeldeti të pasuruara me erëza të zgjedhura.

GJELDETI

Mish ton me cilësi të lartë

Patétë e tonit nga Argeta prodhohen me mish ton të cilësisë së lartë, të njohur për përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore omega-3.

TON

Fileto salmoni të Atlantikut

Patéja e salmonit nga Argeta prodhohet me fileto salmoni të Atlantikut. Salmoni renditet mes peshqve më ushqyes dhe përmban acide yndyrore omega-3, si edhe shumë vitamina dhe minerale.

SALMON

Erëza natyrale

Çdo shije e Argeta-s përgatitet pas shumë muajsh testimesh me kombinime të ndryshme të përbërësve. Qershia mbi tortë janë erëzat e saj natyrale, të tilla si trumza, speci djegës, pimiento dhe piperi, i cili zgjon shqisën tonë të të shijuarit.

erëza

Vajra vegjetalë me cilësi të lartë

Vajrat e shtuar vegjetalë me cilësi të lartë sigurojnë që Argeta të hapet lehtë.

VAJRAT

Prodhimi modern

Prodhim modern me teknologji të lartë

Duke qenë se çdo paté e Argeta-s duhet të jetë e shkëlqyer, prodhimi kryhet nën mbikëqyrje të rreptë, duke filluar nga lënda e parë e deri te mbështjellja e fundit e ambalazhit.

Kontrolli i cilësisë

Në fillim, ekspertët tanë të lartë kontrollojnë me kujdes cilësinë e lëndëve të para dhe ambalazhimit përpara se të mbikëqyrin të gjithë procesin e prodhimit deri në hermetizimin dhe sterilizimin e patéve me ndihmën e instrumenteve modernë të kontrollit dhe kërkimit laboratorik. Përpara se produkti të vendoset në rafte, kryhen vlerësimet përfundimtare gjatë një periudhe karantine 10 ditore.

Trajtimi në të nxehtë

Steriliteti dhe freskia afatgjatë arrihen përmes trajtimit në të nxehtë. Trajtimi në të nxehtë është një proces teknologjik krejtësisht i sigurt, i cili është rezultat i viteve të kërkimit dhe përvojës, dhe siguron që të gjitha produktet tona të jenë pa lëndë konservuese.

Shikojeni vetë

Jeni të mirëpritur të vizitoni fabrikat tona në Slloveni dhe Bosnjë e Hercegovinë. Shikojeni vetë prodhimin e Argeta-s dhe ndriçojeni ditën me vizitën tuaj.

Programoni vizitën
Afër

Shikojeni vetë

Jeni të mirëpritur të vizitoni fabrikat tona në Slloveni dhe Bosnjë e Hercegovinë. Shikojeni vetë prodhimin e Argeta-s dhe ndriçojeni ditën me vizitën tuaj.

Shkruani detajet
Telefon

Standardi ISO 9001:2000

Standardi ISO 9001:2000 specifikon kërkesat për një sistem të cilësisë së lartë për menaxhimin e organizimit. Standardi bazohet në tetë parime të menaxhimit të cilësisë, i cili përfshin kërkesat e modelit të përsosur të biznesit. Këto përfshijnë:

  • fokusimin te klienti;
  • lidershipin;
  • përfshirjen e punonjësve;
  • një përqasje ndaj procesit;
  • një përqasje ndaj sistemit;
  • përmirësimin e vazhdueshëm;
  • një përqasje faktuale ndaj vendimmarrjes;
  • marrëdhënie me furnitorët me përfitime reciproke.
Standardi ISO 14001

Standardi ISO 14001 është garanci për një sistem efikas për menaxhimin e mjedisit, i cili mund të integrohet me sistemet e tjera të menaxhimit. Ai është projektuar për të ndihmuar që bizneset të mbeten të suksesshme në aspektin tregtar, pa hequr dorë nga përgjegjësitë e tyre mjedisore. Elementët e këtij sistemi janë ndarë në pesë kategori kryesore:

  • shqyrtimi nga menaxhimi;
  • masat e kontrollit dhe ato korrigjuese;
  • implementimi dhe funksionimi;
  • planifikimi;
  • politika.
HACCP

HACCP është një qasje parandaluese sistematike ndaj sigurisë së ushqimit. Ajo mundëson identifikimin, vlerësimin dhe kontrollin e faktorëve të mundshëm të rrezikut në ushqimet që mund të përbëjnë kërcënim ndaj shëndetit të njeriut. HACCP kërkon implementimin e duhur të procedurave përkatëse të higjienës.

HALAL

Certifikatat Halal jepet nga komuniteti mysliman për ushqimet dhe produktet e tjera të prodhuara në përputhje me rregullat e islamit. Të dyja fabrikat tona kanë certifikimin Halal dhe i prodhojnë produktet tona në përputhje me certifikatën Halal.

MSC

Certifikata “Marine Stewardship Council” (MSC) konfirmon që peshku në produktin tonë 'Argeta Thunfisch Aufstricht MSC' është kapur në përputhje me parimet e peshkimit të qëndrueshëm. “Marine Stewardship Council” (MSC) është një organizatë e pavarur jofitimprurëse e cila përcakton një standard për peshkimin e qëndrueshëm.

FSSC 22000

Standardi FSSC 22000 është një standard global me kërkesat më të larta të sigurisë ushqimore dhe monitorimit. Ai është gjithashtu garancia më e mirë për kënaqësinë e klientëve sepse produktet me këtë certifikim plotësojnë kërkesat e klientëve në lidhje me cilësinë, sigurinë dhe konformitetin me rregulloret.

Certifikimi sipas kërkesave të standardit FSSC 22000 është dhënë nga Global Food Safety Initiative (GFSI: një organizatë jofitimprurëse që bashkon prodhuesit e ushqimeve dhe shitësit me pakicë). Me rritjen e shpejtë në numrin e organizatave të certifikuara në botë, FSSC 22000 tani është një vlerësim i fortë i pavarur i sigurisë ushqimore me bazë ISO dhe skemë certifikimi që mbulon të gjithë zinxhirin e furnizimit. Kjo certifikatë shërben si provë e besueshme se kompania plotëson kërkesat më të larta të sigurisë ushqimore.

Të tjera rreth nesh

Superior Taste Award
Superior Taste Award
2016

Argeta Junior Original dhe pashteta Argeta me ton janë produkte me shije të jashtëzakonshme! Kështu vlerësohen nga organizata Instituti Ndërkombëtar lider në botë për shije dhe cilësi (ITQI - International Taste & Quality Institute) në Bruksel, i cili u dha çmimin Superior Taste Award. Për këtë çmim konkurrojnë produkte nga gjithë bota, në mesin e tyre përzgjedhjen e bën juria e përbërë nga 120 mjeshtra të njohur të kuzhinës, nga 15 shoqatat më të famshme të kuzhinës evropiane.

Approved by moms
Miratuar
nga nënat

Fabrika e Argeta-s i është nënshtruar një kontrolli të kujdesshëm të kryer nga 18 nëna nga 6 vende të ndryshme. Pas shqyrtimit të të gjithë procesit (lëndët e para, specifikimi i lëndëve të para, procesi i prodhimit, procesi i sterilizimit, testimi dhe ambalazhimi) ato kanë konfirmuar cilësinë e Argeta-s me nënshkrimet e tyre, dhe kështu i kanë dhënë vulën “Miratuar nga nënat”.

Euro Effie
Euro Effie
2014 dhe 2010

Argeta është e vetmja markë në rajon që ka marrë dy çmime evropiane për efikasitetin në komunikimet e saj të marketingut.

Lajm


Sponsor krenar