Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

08.08.2022

Akademia Argeta Exclusive hap dyert për të tretin vit

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Akademia Argeta Exclusive po rritet dhe zhvillohet për të tretin vit radhazi, ndërsa vazhdon të përhapë njohuritë mbi artin e kulinarisë te studentët e rinj dhe të talentuar të gastronomisë. Praktikantët e rinj të gatimit kanë mundësi të punojnë me shefat më të famshëm të kuzhinës si shef Janez Bratovž nga restoranti JB, shef Teo Fernetichnga nga restoranti San Rocco, shef David Vračko nga restoranti Mak, shef Nina Čarman nga Gostilna & Vinoteka Danilo dhe shef Luka Košir nga Gostišče Grič dhe të mësojnë nga ta.

Kush nuk do të donte të mësonte nga shefat më të mirë slloven dhe kroat, të cilët në të shkuarën kanë lënë gjurmët e tyre në botën e Argeta Exclusive me krijimet e tyre të jashtëzakonshme të kulinarisë? Çdo vit, kjo eksperiencë e çmuar jetësore i jepet dy studentëve më të mirë të gastronomisë nga Kroacia dhe Sllovenia, të cilët nominohen nga profesorë nga shkolla të zgjedhura të kulinarisë. Kandidati slloven zgjidhet në Qendrën Arsimore Bioteknike të Lubjanës, kurse kandidati kroat zgjidhet në Universitetin ASPIRA.

Këtë vit, kandidatët që marrin këtë mundësi të shkëlqyer janë Jure Cesar dhe Karlo Gabrovac

Në sezonin e parë të Akademisë Argeta Exclusive në vitin 2020, pamë talentet e rinj Jaka Martinčič dhe Ana Mucić; në vitin 2021, Anže Bilban dhe Ines Jurišić fituan eksperiencat e para në kuzhinën elitare dhe këtë vit, Jure Cesar dhe Karlo Gabrovac do të testojnë guximin e tyre në kuzhinat e shefave tanë më të mirë. Ata do të kryejnë një praktikë njëmujore në kuzhinat e ndryshme të shefave slloven dhe kroat, ku do të kenë mundësinë të mësojnë personalisht filozofinë e mentorëve të tyre, të mësojnë shumë teknika të reja që do t’i lejojnë të përgatisin pjata në mënyra të ndryshme dhe të kenë njohuri të shkëlqyera se si po ndryshon kuzhina e nivelit elitar dhe se si po rritet ndërgjegjësimi për përbërësit cilësor vendas.

Në Argeta, jemi të vetëdijshëm që jeta është se si ne e jetojmë atë, prandaj u japim mundësinë shefave të rinj nga Sllovenia dhe Kroacia për të mësuar nga më të mirët, që ata të mund të krijojnë pjata të një cilësie të lartë. Duke lidhur të rinjtë me shefa që mund të ndajnë me ta eksperiencat dhe njohuritë e tyre të pasura, Argeta mbanë një pjesë të përgjegjësisë për zhvillimin e kuzhinës rajonale sllovene. 

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.