Në sezonin e parë të Akademisë Argeta Exclusive në vitin 2020, pamë talentet e rinj Jaka Martinčič dhe Ana Mucić; në vitin 2021, Anže Bilban dhe Ines Jurišić fituan eksperiencat e para në kuzhinën elitare dhe këtë vit, Jure Cesar dhe Karlo Gabrovac do të testojnë guximin e tyre në kuzhinat e shefave tanë më të mirë. Ata do të kryejnë një praktikë njëmujore në kuzhinat e ndryshme të shefave slloven dhe kroat, ku do të kenë mundësinë të mësojnë personalisht filozofinë e mentorëve të tyre, të mësojnë shumë teknika të reja që do t’i lejojnë të përgatisin pjata në mënyra të ndryshme dhe të kenë njohuri të shkëlqyera se si po ndryshon kuzhina e nivelit elitar dhe se si po rritet ndërgjegjësimi për përbërësit cilësor vendas.