Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

08.09.2022

Kemi përmirësuar përbërjen ushqyese të ushqimeve kremoze të Argeta Junior

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Në Argeta, jemi plotësisht të angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe vizionin për të ofruar dhe zhvilluar produktet më të balancuara nga ana ushqyese. Por çfarë do të thotë kjo për klientët tanë besnikë?

 

Një nga angazhimet tona për klientët është zhvillimi dhe furnizimi i produkteve të balancuara nga ana ushqyese si pjesë e programit të zhvillimit të qëndrueshëm. Me këtë duam të përmirësojmë filozofinë tonë për të ofruar më të mirën. Kjo është arsyeja përse produktet Argeta përmbajnë vetëm pjesë të mishit dhe peshkut të përzgjedhura me kujdes, erëza natyrale dhe vajra vegjetale. Receta në FORMË NATYRALE garanton që ushqimet tona kremoze të mos përmbajnë konservantë, ngjyrues artificial, shije artificiale, përforcues, gluten apo vaj palme. Por duke qenë se përmirësimi dhe progresi i vazhdueshëm janë në gjakun tonë, nuk u ndalëm vetëm te receta.

 

Që fëmijët të shijojnë përbërësit e zgjedhur dhe natyral edhe më shumë dhe që prindërit të jenë në gjendje t’i bëjnë vaktet e tyre me ushqimet kremoze Argeta Junior sipas dëshirave, ne angazhohemi që të ofrojmë vetëm më të mirën.

 

Departamenti ynë i zhvillimit e mori përsipër këtë detyrë me angazhimin dhe përgjegjësinë më të madhe, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Pas disa vite kërkimesh dhe testimesh të recetave të ndryshme, arritëm të krijojmë ushqime kremoze me përmbajtje të ulët yndyre, më saktë, me një përmbajtje të ulët yndyre prej 20%. Kjo recetë gjithashtu përfshin më pak kripë dhe me shumë proteinë, dhe kjo është arsyeja përse mban me krenari etiketën “përmbajtje e lartë proteinash”.

Po shija?

Mos u shqetësoni! Udhëzimi kryesorë në përmirësimin e përmbajtjes ushqyese ishte ruajtja e përhapjes së jashtëzakonshme për të cilën njihet Argeta, si dhe shijen e njohur që fëmijët e kanë dashur prej vitesh.

 

Kjo është përse ushqimet kremoze Argeta Junior mbeten një vakt i një cilësie të lartë dhe plotësisht pa shqetësime për fëmijët dhe prindërit e tyre. Gjithsesi, kjo nuk përfundon këtu. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të përmirësojmë dhe të zhvillojmë produkte të cilësisë më të mirë për të vegjlit tanë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.