Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

21.09.2022

Përse alumini është një zgjedhje e mirë për paketim?

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Në Argeta, gjithashtu i qëndrojmë besnik angazhimit tonë për qëndrueshmërinë me paketim, për të cilin përdorim vetëm alumin. Përse është kjo një zgjedhje e mirë? Alumini është një nga të paktat materiale që mund të riciklohet pafundësisht, që do të thotë që asgjë nuk humbet kur riciklohet duke qenë se lënda e parë hyrëse rifitohet në formën e një alumini të ri të ricikluar.

 

Gjithsesi, ky nuk është avantazhi i vetëm, duke qenë se alumini i mbron produktet në mënyrë të përkryer nga drita dhe ndikimet e tjera nga jashtë. Në këtë mënyrë, ushqimet kremoze ruajnë shijen, cilësinë e lartë dhe mbi të gjitha, paketimi prej alumini garanton jetëgjatësinë në raft. Kjo arrihet pjesërisht me anë të procesit tonë të veçantë me teknologji të lartë të trajtimi të nxehtësisë, të cilin e përdorim në vend të konservuesëve. Alumini gjithashtu është më i lehtë se hekuri ose xhami, që nënkupton më pak ndikim në mjedis gjatë transportit. Ky hap i rëndësishëm na ndihmon të krijojmë vaktet e vogla më të mira, që njëkohësisht janë miqësore me mjedisin.

Për ne është shumë e rëndësishme të jemi në gjendje të ofrojmë vetëm produkte me cilësi të lartë dhe të sigurta pa kompromis dhe kjo është arsyeja përse i gjithë paketimi ynë prej alumini ka një shtresë mbrojtëse në brendësi të përbërë nga një veshje që nuk përmban BPA-NI pa Bisfenol A. Kjo veshje ndalon në mënyrë efikase që gjurmët e aluminit të kalojnë te produkti ku mund të konsumohet, që është një garanci shtesë për një vakt të sigurt dhe me cilësi të lartë.

 

Vënia e theksit te cilësia në të gjitha drejtimet dhe menaxhimi me përgjegjësi i burimeve për paketimin e kontejnerëve tanë është parimi ynë kryesor. Kjo është arsyeja përse besojmë me vendosmëri në këto vlera, që është çelësi i suksesit të ushqimeve kremoze të mishit dhe peshkut që janë numri 1 në Evropë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.