Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

08.09.2022

Përse përdorim paketim kartoni të certifikuar nga FSC?

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Ndërgjegjësimi që kemi vetëm një planet dhe duhet të kujdesemi për t’ia lënë të sigurt brezave të ardhshëm po zë gjithmonë e më shumë vend në botë. Sllovenia është një vend me pyje, ku më shume se 56 përqind e sipërfaqes së shtetit është e mbuluar nga to, duke na renditur të tretët në Evropë. Kjo është arsyeja përse menaxhimi ekonomik dhe mbrojtja e pyjeve ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo është diçka për të cilën jemi angazhuar me vendosmëri në Argeta, pasi duam që produktet tona të ndikojnë në mjedis sa më pak të jetë e mundur. Këtë e arrijmë duke përdorur paketimin e certifikuar nga FSC.

Çfarë është FSC?

FSC do të thotë Këshilli i Mbikëqyrjes së Pyjeve, një organizatë që promovon dhe certifikon menaxhimin e përgjegjshëm të pyjeve të botës. Të gjitha paketimet që kanë këtë etiketë merren nga druri (produktet e drurit dhe letrës) nga pyjet e menaxhuara me përgjegjësi. FSC promovon menaxhim të qëndrueshëm, miqësor me mjedisin, të pranueshëm ekonomikisht dhe të drejtë nga ana sociale – kjo do të thotë se çdo pemë që pritet, zëvendësohet me mbjelljen e një peme të re. Një nga angazhimet që është pjesë e zhvillimit tonë të qëndrueshëm është gjithashtu angazhimi ndaj mjedisit, që është një nga arsyet përse paketimi prej kartoni që përdoret në prodhimin e produkteve tona (kartonët e transportit, kartonët me disa shtresa) vjen nga burime të certifikuara nga FSC.

 

 

Kjo është mënyra se si ne në Argeta, përmbushim misionin tonë të një marke miqësore me mjedisin me paketime miqësore me natyrën në të gjitha drejtimet. Dhe ne besojmë sinqerisht që së bashku me ju, që mbështesni përpjekjet tona, mund të vazhdojmë të jemi krenar për pyjet tanë të bukur dhe të gjelbër.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.