​Atlantic Grupa ka lundruar me sukses përmes oqeanit që ndan botën e vjetër dhe atë të re, dhe tani prodhon një prej markave më të suksesshme në SHBA. Pas përgatitjeve të suksesshme, sot prodhimi i pashtetave Delicatessen të Argeta ka filluar në Harrisburg në Pensilvani, dhe kjo premton të sjellë tre milionë dollarë fitime gjatë vitit të parë.

Sinonimi për p ténë më të mirë

Me kriteret e rrepta të gjurmueshmërisë duke përdorur teknologjinë më të mirë të perfeksionuar në dy fabrikat rajonale, në Izola dhe Hadžići në Bosnjë e Hercegovinë, Argeta do të prodhohet ekskluzivisht për tregun e Amerikës së Veriut në bashkëpunim me kompaninë amerikane Brother&Sister në Harrisburg. Siç dihet, Argeta prodhohet vetëm me copa mishi të cilësisë më të lartë pa nënproduktet e industrisë së mishit, krenohet me certifikata prestigjioze cilësie ndërkombëtare dhe nuk përmban konservues apo aditivë të tjerë.

​Në nëntor dhe dhjetor 2017, në bashkëpunim me partnerët lokalë të distribucionit, ne filluam shpërndarjen e gjerë të Argeta në pothuajse dy mijë pika shitjeje në SHBA dhe Kanada, dhe kjo së shpejti do të shoqërohet nga një fushatë e fortë promocionale, së pari në pikat e shitjes dhe në median dixhitale. Enzo Smrekar, drejtor i përgjithshëm i divizionit strategjik të pashtetave Delicatessen, shpjegoi se ky është një hap i konsiderueshëm përpara për markën, që është një prej ambasadorëve më të fuqishëm të strategjisë së ndërkombëtarizimit të Atlantic, jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet përtej detit.

Potencial që do ta dimë se si ta shfrytëzojmë

“Nuk e ekzagjerojmë kur themi se Argeta është marka më e madhe e pâtésë në botë, sepse e parë individualisht, nga markat e shumta të pâtéve, Argeta shet më shumë. Gjatë dekadave ajo ka punuar për të garantuar cilësinë dhe inovacion konstant në gamën e produkteve, dhe në gjithë Evropën juglindore kjo ka bërë që Argeta të jetë sinonim i pâtésë më të mirë. Si një prej faktorëve kryesorë në procesin e ndërkombëtarizimit të Atlantic Grupa, kemi zgjedhur një strategji të guximshme dhe largpamëse, por edhe të mirëplanifikuar dhe realiste për zgjerimin jashtë Evropës, ku jemi tashmë të konsoliduar. Në Austri, Argeta ka një pjesë tregu prej 37 për qind, në Zvicër rreth 30 për qind dhe në Gjermani dhe Suedi po përparojmë nga një prani prej 10 për qind. Tani po hapim derën drejt tregut amerikan dhe potencialit të madh të tij, dhe jemi gati për të shfrytëzuar këtë avantazh”, tha Smrekar.​​