Dashuria e re e të pasionuarve pas ushqimit, Argeta Exclusive à la chef Luka Košir, e ka kërkuar frymëzimin te natyra dhe surprizon me një harmoni të papritur shijesh. Tenxherja e zezë, tani në stilin inovativ të shefit Luka Košir, ofron një specialitet me rosë, e cila me vanilje luksoze dhe lajthi të pjekura surprizon me dimensionin e ri të shijes, e mbështjellë me zotësi me kardamom, kanellë, hudhra dhe pimento. Mund ta provoni vetë tashmë Argeta Exclusive à la chef Luka Košir, duke qenë se për një kohë të kufizuar është e disponueshme në dyqanet më të mira.

Specialitet unik me pulë

Luka Košir e filloi karrierën e vet të gastronomisë në restorantin JB nën kujdestarinë e shefit Janez Bratovž. Shpejt ai vendosi të ndjekë ëndrrat e veta dhe të vazhdojë vetë si drejtues i restorantit të familjes së tij Grič, ku mrekullitë e natyrës së egër transformohen në vepra arti gastronomike. Dëshira e tij ishte të krijonte ushqim sipas filozofisë dhe identitetit të tij, që bazohet në përdorimin e ingredientëve lokalë dhe në vetëmjaftueshmërinë ushqimore, që mbulon një gamë të shumëllojshme aktivitetesh si hortikultura, bimët foragjere dhe gjuetia. Luka Košir njihet kryesisht për përdorimin e tij inovativ të ingredientëve sezonalë dhe lidhjen e ngushtë me natyrën, që i lejon atij t’u ofrojë mysafirëve ushqim “direkt nga fusha në pjatë”, siç thotë vetë ai. Një prej gatimeve të tij më surprizuese në gamën e tij janë milingonat, që ai i mbledh vetë në pyllin aty pranë, por specialiteti i tij i shtëpisë është rosa, të cilat Luka i rrit në fermën e tij organike. Duke qenë specialiteti i tij, mishi i rosës është përbërësi kryesor i Argeta Exclusive të re, që prodhohet me mish vërtet të klasit të parë. Duke shtuar vanilje luksoze dhe lajthi të pjekura, Argeta Exclusive à la chef Luka Košir surprizon me dimensionin e ri të shijes, e mbështjellë me zotësi me kardamom, kanellë, hudhra dhe pimento. Edhe një herë Argeta ka treguar se si një ekip me përvojë që beson në idetë e veta, mund të krijojë produkte të jashtëzakonshme, dhe pavarësisht sfidave që paraqet prodhimi në shkallë të gjerë, mund të krijojë një ushqim përrallor.

Sipas fjalëve të Enzo Smrekar, drejtorit të përgjithshëm të divizionit strategjik të pashtetave Delicatessen dhe krijuesi konceptual i kësaj Argeta Exclusive të nëntë, “Argeta gjithmonë kërkon të ofrojë vetëm më të mirën dhe me këtë shije ekskluzive, ofron diçka vërtet speciale. E gjitha kjo është falë master-shefave, sepse pa përpjekjet e tyre nuk do të kishte asnjë prej këtyre përvojave ekskluzive dhe sigurisht edhe falë ekipit me përvojë të ekspertëve të Argeta, që edhe një herë kanë bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë me shefin Luka Košir. Mund të them me krenari se Argeta Exclusive à la chef Luka Košir reflekton vërtet të gjitha nuancat e një recete superlative dhe inovative nga virtuozi i ri, shefi Luka Košir.”