Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

5 mërynat për të shfrytëzuar më së miri mbrëmjet tuaja gjatë verës

Ndani

Ajri është i ngrohtë, qielli është i kthjellët, dhe ju po shijoni ndjenjën absolute të lirisë. Por, në vend se ta shikoni televizionin duke pasur derën tënde të ballkonit të hapur, provo disa nga këto ide të reja se si t’i kaloni mbrëmjet tuaja të verës me familje dhe miq.

1. Aheng në darkë pa pasur nevojë të gatuash

Organizoni darkë me fqinjët tuaj pa pasur nevojë të gatuani. Mendojeni këtë gjë: moti është i nxehtë, kështu që nuk keni dëshirë të gatuani. Vendos pak djathë, biskota dhe pashtetë Argeta, hapni një shishe me verë të gazuar dhe shijoni një mbrëmje pa gatuar dhe pa stres.

2. Shikoni një film nën yje

A nuk është më zbavitëse sesa ta shikosh një film në televizionin tuaj derisa jeni të ulur në divan? Merrni një batanije të butë, shtrojeni në oborrin me bar dhe silleni kompjuterin tuaj – është kaq e thjeshtë! Dhe mos e harroni mezen e lehtë (ja një ide) – asnjëherë nuk duhet ta shikosh një film nëse ke uri!

3. Organizoni Lojëra familjare në oborrin tuaj pas shtëpisë

A jeni të lodhur nga tubimet familjare klasike ku fëmijët vrapojnë përreth dhe ku gjyshja ju bën të hani më shumë se sa mund të përballoni? Shfrytëzoni mbrëmjet e ndritura të verës dhe organizoni Lojëra familjare të cilat mund t’i luajnë të gjithë – vetëm siguroni që axha juaj të mos e merr garën me shumë zemër. Jepi atij diçka për të ngrënë për t’ia larguar vëmendjen nga loja – ti e di se ai e pëlqen Argetën e tij.

4. Organizoni dhe ndizni zjarr në ambient të hapur

Në vend se të pini nga një pije me miqtë tuaj, organizoni dhe ndizni zjarr në ambient të hapur – kërcëllimat e zjarrit dhe aroma e këndshme e tymit të drurit do të krijoj emocion të ngrohtë të qetësisë dhe lumturisë. Thekeni bukën në zjarr, shtoni pak Argetë, dhe mbrëmja do të jetë e përkryer.

5. Piknik në një plazh privat

Nëse je në bregdet, merr një shportë dhe mbushe me disa gjëra të shijshme (Pashtetat Agreta mund të jenë një zgjedhje shumë e mirë), pastaj merr me qira një barkë të vogël me motor apo një barkë me pedale dhe merri miqtë apo familjen tuaj në një mision të shpejtë për të gjetur një plazh të izoluar vetëm për ju.

A ka nevojë të shtojmë diçka më tepër? Jo, por ti mundesh! Jeni më se të mirëpritur t’i dërgoni idetë tuaja më të mira për mbrëmjet e mrekullueshme të ngrohta të verës në [email protected].

Më shumë