Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

A e dini në të vërtetë tregimin e Argetës?

Ndani

Në vitin 2018, pashteta jonë me mish ka fituar titullin e pashtetës udhëheqëse në Evropë, por a e dini se e tëra ka filluar në vitin 1957 me prodhimin e koncentrateve të supës të prodhuara nga mishi i pulës?

Po, në vitin 1957 ka ekzistuar kubi i supës Agro. Vetëm gjashtë vite më vonë, pashteta jonë e parë sheh dritën e ditës në bregdetin Slloven, në qytetin e Izolas. Megjithëse nuk e mori emrin e saj edhe 14 vite tjera, ajo njihej me anë të pecetës së saj të bardhë dhe të gjelbër me litografi.

Historiku? Po, e kemi edhe atë.

Fillimisht, ishte paketimi njëpjesësh dhe pastaj iu vu emri. Në hapësirën kohore prej gjashtëmbëdhjetë vitesh, kanë ndodhur tri kthesa të mëdha.

  • 1972 – Ky ishte viti i paketimeve të reja me proporcione prej 35 g në kuti alumini, i cili ishte paketim i parë i llojit të tillë në Jugosllavi.
  • 1977 – Për herë të parë paraqitet emri Argeta, e cila buron nga fjala Agro dhe përdoret për pashtetën e pulës.
  • 1997 dhe 1998 – Pas më shumë se 15 vitesh, paketimi zhvendoset nga paketimi 35 g në 30 g, ndërkohë që vendosja e produktit të pashtetës së pulës paketohet në paleta nga robotët, dhe produkti i pashtetës me 100 gram lansohet në kuti metali me një dizajn të ri.

E tëra ka të bëj me shijen

Së pari ishte pashteta e pulës, e pasuar nga pashteta me mëlçi, me mish viçi, dhe mish gjeldeti. Që nga viti 2000, konsumatorët janë kënaqur me lloje të ndryshme të produkteve të pashtatës Argeta. Nën-bendi Argeta Junior, me shijet e veta të buta dhe dizajnin gazmor, ka qenë i synuar për fëmijë. Prodhohet Argeta Light për të qëndruar në hap me trendet globale të ushqimit dhe pashteta tuna ka ndihmuar Argetën të futet në tregun e pashtetave me peshk. Argeta ka gjithashtu versionin e saj me shije pikante, e prodhuar ekskluzivisht për ata që kanë shije më të rafinuar dhe ky version vazhdon rrugëtimin e tij me shije të ndryshme.

Më shumë