Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Argeta ka pamje të re.

Ndani

Argeta, e cila ndjek filozofinë e më të mirëve, pas gjashtë vitesh i gëzon adhuruesit e saj me një dizajn të ri, më modern.

Epokë e re e kremrave Argeta.

Përmirësim i produktit dhe zhvendosje e kufijve në fushën në të cilën punojmë, gjithmonë është e shkruar në ADN-në tonë. Ky përmirësim i vazhdueshëm i produktit dhe recetës së tij na mundëson të jemi lider në tregun e shumicës së vendeve evropiane dhe para se gjithash, të mbetemi zgjedhja e parë e konsumatorëve në tërë Evropën.

Me dizajnin e ri të paketimit tonë, ne u zhvendosëm nga pamja industriale që mbizotëron në mesin e konkurrentëve në këtë kategori dhe i kemi shtuar më shumë ngjyrë atij dizajni të ftohtë me të cilin jemi mësuar, i zakonshëm te produktet e mishit dhe të peshkut. Pamja e re e paketimeve të Argeta-s u drejtohet adhuruesve tanë në një mënyrë tjetër, më të dukshme. Si një element qendror i dizajnit të ri, ilustrimi e afron konsumatorin me karakterin dhe tregimin pas çdo shijeje.

Çfarë mund të ofrojë dizajni i ri?

Përmes një qasjeje të re për prezantimin e përmbajtjes, ndryshojmë identitetin vizual të tërë setit të kremrave të mishit dhe të peshkut të Argeta-s, ndërsa më vonë edhe të të gjitha kremrave për fëmijë Argeta Junior dhe të linjës premium Argeta Ekskluziv.

Gama e produkteve të Argeta-s është e gjerë dhe lejon që gjithsecili të gjejë shijen e vet të preferuar. Megjithatë, që adhuruesit e Argeta-s ta gjejnë shijen e dëshiruar edhe më lehtë dhe më shpejt, dizajni i ri vizual i paketimit shoqërohet me më shumë se 20 ilustrime të ndryshme që do t’ju tregojnë diçka të re secilën herë dhe do t’ju çojnë në një botë krejt tjetër. Dizajnit të ri të Argeta-s, ilustrimet i shtojnë ngrohtësi dhe hapin derën e imagjinatës suaj të pandalshme. Me gjallërinë e vet, dizajni i ri i paketimit do të pasurojë dhe zbukurojë çdo vakt tuajin të shoqëruar me kremra të shijshme. Kjo pamje e pasur, por në të njëjtën kohë edhe e stilizuar, përmbledh karakterin dhe tërë historinë e shijes individuale.

Pamja e re vizuale është më e ngrohtë dhe i hap dyert e imagjinatës!

Misioni i Argeta-s është që të synojë më të mirën. Me përmirësimin e produktit edhe nga brenda edhe nga jashtë, ndjekim vizionin tonë të përpiluar, ku gjithmonë e sjellim konsumatorin në plan të parë. Kjo është gjithashtu e dukshme edhe në platformën tonë të re të komunikimit, e cila bazohet në identitetin e rinovuar të Argeta-s. U ri-pozicionuam si një brend me misionin për t’i inspiruar dhe forcuar individët duke nënshkruar në platformën: “Jeta është e tillë siç do ta bëjmë “.

Në Argeta, ne dëshirojmë të largohemi nga komunikimi teknik dhe i orientuar funksionalisht. Ne tregojmë emocionet dhe historitë që lëvizin jetën e konsumatorëve tanë. Këtë e ndoqëm edhe në identitetin e ri vizual të paketimit të Argeta-s, që në mënyrë përshkruese manifeston perceptimin tonë për botën, hap derën e imagjinatës dhe mbështet shijen e Argeta-s përmes dizajnit të paketimit.

Me dizajnin e ri, çdo kafshatë e Argeta-s është përvojë në një nivel empirik dhe të ndijimit, ndërsa njëkohësisht, rinovimi i paketimit sjell forcim të pozitës së produktit më të mirë të kategorisë.

Autori i paketimit të ri të Argeta-s është Agjencia Yootree. Ata thonë se “imazhi i ri për dizajnin e paketimit të Argeta-s pasqyron vizualisht karakterin e shijes individuale duke përshkruar dhe ilustruar histori. Avantazhi i këtij lloji të konceptit të brendimit është se duke përdorur motive të ndryshme në paketimin e Argeta-s, paraqitëm një gamë të gjerë shijesh të adhuruesve tanë dhe u ofrojmë një përvojë vizuale të larmishme dhe autentike”.

Dizajni konceptual i ilustrimeve të Yootree emërton dy karakteristika thelbësore:

  1. dallimin e shijeve me siluetën e paraqitur në mënyrë subtile të llojit të mishit nga i cili bëhet kremi
  2. ndjenjën e origjinës dhe të natyrës së secilës shije, që përmes ilustrimeve të siluetave përfaqësojnë motive të ndryshme, të tilla si motivin aventuresk në formën e kampeve të natës në natyrë, festës në Mesdheun e paprekur, kullota të freskëta të maleve të Alpeve ose të motivit oriental të Magrebit.

Në pyetjen se cili paketim i Argeta-s është i preferuari  i Yootree, ata u përgjigjën se u pëlqejnë të gjitha paketimet e reja, sepse secili ka historinë e vet dhe tiparet unike. “Gjatë krijimit të ambalazhit në kohë pandemie dhe izolimit masiv, veçanërisht na pëlqen fakti që akoma mund të shijojmë të paktën disa nga bukuritë e botës në shtëpi, së bashku me paketimet e Argeta-s.”

Por, ç’ndodh me shijen?

Sigurisht, ne e ruajtëm gjënë më të rëndësishme për në fund. Pavarësisht nga ndryshimi i plotë në dizajnin e paketimit tonë, shija e kremrave Argeta vazhdon të jetë ajo që ju pëlqen më së shumti- unike, kremoze dhe përplot me shije.

Në jetë është mirë të shohësh të mirën. Prandaj, mos e humbisni pamjen e re të kremrave Argeta dhe sot gostituni me shijen tuaj të preferuar.

Tashmë të gjitha risitë mund t’i shihni në faqen tonë të internetit.

Më shumë