Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Bëhuni kreativ me sfidën tonë të shujtës me tre pjesë

Ndani

A jeni lodhur nga dilema e vazhdueshme për atë se çfarë të ziejmë të nesërmen? Nganjëherë thjesht na duhet një shtytje kreative nga prapa dhe këtu nuk po flasim për ndonjë shtytje nga kuzhinieri i famshëm i Michelin apo profesori i gatimit. Këtu po flasim për një shtytje të vogël e të ëmbël që nganjëherë na bënë të marrim në thua dhe të rrëzohemi. Ajo mund të jetë e zhurmshme, dhe nganjëherë mund të na bëjë të qajmë, por në fund të fundit, është shtytje që e parapëlqejmë më së shumti.

Kush duhet të na jep këtë shtytje kreative?

Pse mos t’i lëmë fëmijët tanë të na shtyjnë dhe drejtojnë në kërkimin tonë për ta rrëzuar këtë mur kreativ të kuzhinës të cilin disi kemi arritur ta fusim në kokat tona. Sinqerisht, kush më mirë do t’i merrte enët e kuzhinës dhe, madje për një moment të vetëm, të na rikujtojë që e pa përkryera në fakt mund të jetë e përkryer në gjendjen e saj gazmore, të çiltër dhe të lirë.

Atëherë, çfarë do bëjmë?

Së pari, do të krijojmë kujtime të çmendura, argëtuese dhe të sinqerta me fëmijët tanë.

Qëllimi i ushtrimit është që të çlirohemi. Tingëllon e thjeshtë, apo jo? Ju do ta lini fëmijën tuaj që ta bëjë vet tërë punën, ta lini që të bëhet zëvendës kuzhinieri apo kuzhinieri juaj. Dhe pasi që çdo ushtrim duhet ta ketë një sfidë, fëmija juaj do t’i inkorporojë produktet Argeta në shujtë.

Fëmija juaj do të përgatis tre shujta të ndryshme: mëngjesin, ushqimin e lehtë të pasdites, dhe darkën. Në do t’ju ofrojmë një përzgjedhje bazike të ushqimit për secilën nga tre shujtat. Krejt çfarë duhet të bëni është që të vendosni cilat produkte do t’i blini dhe në çfarë sasie, dhe pastaj fëmija juaj do ta bëjë recetën e tij/saj të Kuzhinierit junior:

Mëngjesi:

  • Pemë,
  • produkte të qumështit

Ushqimi i lehtë i pasdites:

  • Proteina,
  • Perime

Darka:

  • Drithëra,
  • produkte të qumështit

Pasi që nuk ekzistojnë idetë e këqija, ju ftojmë që t’i ndani kryeveprat gatuese të fëmijës suaj me ne. Na dërgoni fotografitë dhe recetat e krijuara nga fëmija juaj në [email protected], dhe mbani në mend që të qëndroni gjithmonë në kontakt me fëmijën që e keni brenda.

Më shumë