Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Bëhuni kreativ: tosti junior

Ndani

Kësaj here fëmija juaj e ka vendosur kapelën e kuzhinierit, e që do të thotë se fëmija juaj është ideatori i këtij projekti të gatimit. Në këtë rast ju e keni rolin e zëvendës kuzhinierit dhe jeni tifozi më i flakët i shefit tuaj të vogël. Misioni juaj është ta inkurajoni imagjinatën e fëmijës suaj për krijimin e sendviqëve të ndryshëm dhe qesharak.

Ia rritni zërin muzikës. Vallëzoni. Këndoni. Krijoni vibracion i cili do ta stimuloj kreativitetin e fëmijës suaj për gatim. Mbani në mend që asnjë ide nuk është e keqe, e pamundur apo shumë e çmendur. Na besoni, do ta ndjeni nevojën që vet ta bëni një sendviq argëtues dhe qesharak. Prandaj vazhdoni tutje. Nëse e zgjoni fëmijën brenda vetes, ju do të krijoni lidhje me shefin tuaj të vogël edhe më lehtë.

Përbërësit:

  • Argeta Junior Origjinal,
    bukë thekre,
  • Tost i bardhë,
  • Tranguj turshi,
  • Domate të vogla, piper (ngjyra të ndryshme)

….ose çfarëdo tjetër që e gjeni në frigorifer.

Si?

Përgatisni enët e kuzhinës, siç janë takëmi, pjatat dhe dërrasa për prerje. Merreni tostin dhe lyeni atë me Argeta Junior si bazë. Kjo është e tëra. Nga kjo pikë, thjesht relaksohuni, bëhuni kreativ, argëtohuni dhe përpiquni të mendoni..!nK 0u7s!6E 7HE I3Ox.

Dhe kur ju dhe fëmija juaj jeni të gatshëm për më tepër argëtim kreativ të gatimit, dhe një sfidë të re dhe disa aktivitet sekrete të kuzhinës, thjesht kthehuni te sfida jonë e gatimit të shujtës me tre pjesë. Por ju paralajmërojmë: do të jetë shumë më e çrregullt, më e ngjitshme, dhe çka është më me rëndësi, ju do t’i shijoni shumë momente dhe kujtime të çmueshme me fëmijën tuaj.

Më shumë