Buka me miell të pasitur mund t’i japë trupit tuaj fibrat, mineralet dhe vitaminat B që i nevojiten. Buka e zezë me miell të pasitur me Argeta dhe mbushjen tuaj të preferuar për një vakt të shpejtë të shijshëm dhe të shëndetshëm që do t’jua pasurojë dietën dhe do të impresionojë këdo që ia nxirrni përpara. Nëse jeni lodhur së ngrëni gjithmonë të njëjtën bukë, kushtoni pak kohë dhe bëni bukë të zezë me miell të pasitur që do të dallohet si specialitet i kuzhinës suaj.
Përbërësit për bukën e zezë me miell të pasitur:
250 g miell spelte i pasitur
250 g miell gruri i pasitur
180 g fara të përziera (luledielli, kungulli, liri)
100 ml vaj ulliri
380 ml ujë i ngrohtë
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë kafeje kripë me majë
10 g maja e thatë

Brumi:
1. Përzieni të dyja llojet e miellit bashkë me farat, sheqerin, kripën dhe majanë e thatë në një tas të madh.
2. Shtoni vajin e ullirit dhe ujë të ngrohtë, më pas përziejini të gjitha dhe mbrujini të gjithë përbërësit së bashku.
3. Më e mira është të përdorni një mikser kuzhine, që do të zgjasë 7 minuta, sepse brumi është i njomë dhe i ngjitshëm.
4. Mbulojeni tasin me një mbulesë plastike ose një peshqir kuzhine të njomë dhe lëreni brumin që të vijë në një vend të ngrohtë për 30 minuta.

Pjekja:
1. Ngroheni furrën paraprakisht në 200°C.
2. Kthejeni brumin mbi një sipërfaqe të lyer me miell dhe shtypeni me pëllëmbët e duarve.
3. Mbështilleni brumin dhe kalojeni në një tavë pjekjeje buke 30 cm.
4. Mbulojeni dhe lëreni të vijë për 30 minuta të tjera.

5. Piqeni bukën me miell të pasitur për 30-40 minuta në 200°C.
6. Pas pjekjes, nxirreni bukën nga tava dhe vendoseni në një raft ftohjeje që të ftohet plotësisht.
