Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Duck Junior frynë 18 qirinjtë e tij

Ndani

Duck Junior do të festoj ditëlindjen e tij të 18-të këtë vit. Gjatë tërë këtyre viteve ai ka qenë një mik i mrekullueshëm i dashuruesve të rinj të Argetës.

Duck Junior ka lindur në vitin 2001, në të njëjtin vit me nën-brendin e Argetës të quajtur Argeta Junior. Të gjitha pashtetat tona për të rinjtë kanë një shije më të lehtë dhe më pak intenzive dhe janë shumë të kërkuara nga konsumatorët e rinj. Duck Junior i ka pëlqyer ato pashteta që nga dita e parë që i ka provuar. Ai di çdo gjë rreth asaj se si janë prodhuar ato sepse ai ka dëshirë të di se çfarë është duke ngrënë. Ai na tha:

“I dua pashtetat Argeta Junior sepse ato prodhohen nga përbërës të cilësisë së lartë, kanë erëza natyrore dhe nuk përmbajnë konservanse shtesë.
Ato nuk përmbajnë përforcues të shijes apo shije artificiale.”

Miku më i mirë i fëmijëve

Duck Junior mezi pret të festoj ditëlindjen e tij me miqtë e tij. Ai ka shumë miq dhe megjithëse ai është zyrtarisht i rritur, ato miqësi nuk do të ndryshojnë asnjëherë. Si mund të ndryshojnë kur Juniori ka ndarë shumë aventura me dashuruesit më të rinj të Argetës në koleksionin digjital të librave arsimor dhe argëtues cilësor për fëmijë? Ai u dhuron të gjithëve buzëqeshje prej çokollate së bashku me Lepurin Delita. Në shkollë ai u ndihmon fëmijëve të trajtojnë problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Ai është bërë gjithashtu një hetues dhe po ndihmon Aunty Krota për të gjetur ujit që është zhdukur nga qyteti.

Atij i pëlqen emri i tij Junior aq shumë sa që ka vendosur të mos plaket asnjëherë. Ai tashmë ka planifikuar disa aktivitete të reja, gazmore dhe interesante për miqtë e tij më të mirë. Duke përfshirë recetat e përgatitura vetëm për konsumatorët më të rinj të Argetës.

Më shumë