Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Gjevreku perfekt

Koha e përgatitjes: 2 orë e 15 minuta Ndani

Pse të mos e merrni veten me të mirë me një gjevrek të shijshëm të rrumbullakët për mëngjes? Me origjinë nga kuzhina hebraike, kjo bukë simbolizon rrethin e jetës dhe sjell fat. Dhe meqenëse të gjithë kemi nevojë për pak fat herë pas here, sillni fat të mirë në ritualin tuaj të mëngjesit dhe piqni gjevrekë të freskët. Janë të lehtë për t’u përgatitur dhe pjekja do të zgjasë vetëm 20 minuta! Aroma e gjevrekëve të sapopjekur dhe shija e Argetës tuaj të preferuar do ta bëjnë mëngjesin tuaj shumë më të mirë dhe do të jeni gati për të përballuar sfidat e ditës. Dhe ju e dini se si thonë - mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës!

Përbërësit:

600 g miell gruri i bardhë
7 g maja e thatë
1 lugë gjelle sheqer
1,5 lugë kafeje kripë
300 ml ujë i ngrohtë
3 lugë gjelle vaj

Mbushja e sipërme:

1 vezë
fara susami

Tijesto:

1. Vendoseni miellin, majanë e thatë, sheqerin dhe kripën në një tas të madh.

2. Përziejini përbërësit dhe bëni një gropë në qendër.

3. Hidhni ujë të ngrohtë dhe vaj në të.

4. Përzieni gjithçka së bashku, më pas gatuajeni për të bërë një brumë të fortë dhe të butë.

5. Mbulojeni tasin me një mbështjellje plastike ose një leckë të lagur.

6. Lëreni brumin të qëndrojë për një orë në një pjesë të ngrohtë të kuzhinës tuaj.

Gjevreku perfekt

Formimi i gjevrekëve:

1. Ndajeni brumin në nëntë pjesë afërsisht të barabarta.

2. Formojeni secilën pjesë në formë topthi me pëllëmbët e duarve.

3. Lërini topthat të pushojnë për 10 minuta për të çliruar glutenin.

Gjevreku perfekt

4. Shtypeni topthin me gishta, shpojeni në mes dhe formoni një unazë të barabartë me pëllëmbët e duarve.

5. Jepuni formë edhe të gjitha pjesëve të tjera të brumit duke përdorur këtë metodë.

6. Mbulojini gjevrekët lërini të vijnë për 30 minuta të tjera.

Gjevreku perfekt

Zierja dhe pjekja:

1. Ngroheni furrën paraprakisht në 210°C.

2. Vendosni një tenxhere të madhe me ujë në sobë dhe lëreni të vlojë.

3. Vendosni me kujdes aq gjevrekë në ujin që zien sa mund të pluskojnë lehtësisht në sipërfaqe.

4. Gatuajini për një deri në dy minuta nga secila anë, më pas kalojini në një tepsi të veshur me letër furre.

Gjevreku perfekt

5. Lyejini gjevrekët me një vezë të rrahur dhe spërkatini me fara susami.

Gjevreku perfekt

6. Piqini për rreth 20 minuta derisa të bëhen kafe në të verdhë.

Gjevreku perfekt

Më shumë