Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Lojëra miqësore, të punuara në shtëpi

Ndani

Për argëtim më të mirë në këto kohë, ne krijuam disa ide për lojëra shoqërore të cilat mundesh ti bësh vetë me objekte të thjeshta të cilat me siguri i keni në shtëpi. Bëjë gati letrën, ngjyrat, gërshërët, ngjitësin dhe zgjoje kreativitetin tënd- koha është për lojë!

Në ditët kur të gjithë jemi së bashku në shtëpi,  është mirë që t’i përkushtohemi vetes sonë dhe ti bëjmë gjërat të cilat nuk kemi pasur kohë më parë ti bëjmë. Edhe më mirë, kohën që po e kalojmë me të afërmit tanë mundemi ta bëjmë edhe më të hareshme, më kreative dhe në të njëjtën kohë ta kalojmë edhe në mënyrë edukative.

Një mënyrë për të kaluar kohën është edhe ajo përmes lojërave shoqërore. Për gjatë 5. 000 viteve ata na kanë bërë të qeshemi dhe të na sjellin lumturi, para se gjithash ata na ndihmojnë ti harrojmë gjërat të cilat ndodhen për rreth nesh, të paktën për një moment.

Për argëtim më të mirë në këto kohë, ne krijuam disa ide për lojëra shoqërore të cilat mundesh ti bësh vetë me objekte të thjeshta të cilat me siguri i keni në shtëpi. Bëjë gati letrën, ngjyrat, gërshërët, ngjitësin dhe zgjoje kreativitetin tënd- koha është për lojë!

 “LUDO” LOJË MIQËSORE

“Ludo” është një nga lojërat më të popullarizuara, për të paktën katër lojtarë. Trego se çka mundesh në situata të paparashikueshme dhe sa shpejtë mundesh ti vendosësh figurat e tua në siguri.

 

Çfarë të duhet?

Që të bësh një version shtëpiak të lojës “Ludo”-s, të duhen:

  • karton prej cilës do madhësi,
  • ngjyra të ndryshme, gërshërë dhe ngjitës,
  • figura,
  • kocka.

 

Si bëhet loja?

Për ta përgatitur lojën do të duhet karton apo një bazë e fortë, nga cila do madhësi. Mënyra më e lehtë është që të presësh një apo dy faqe të mëdha nga kutia e drithërave dhe t’i ngjitësh bashkë. Gjithashtu mund të shfrytëzosh një letër të trashë, kuti të këpucëve, një kese të letrës së trashë, kuti për mbështjellje etj.

Kur do ta përgatisësh bazën, merr ngjyra apo fllomaster dhe tregoje imagjinatën tënde në vepër. Vizato “shtëpiza me katër rrathë” në ç’do kënd. Mundësh të shërbehesh me letër prej kolazhi, ngjyra të ujit apo fotografi të vogla të gatshme. Ç’do shtëpi duhet të jetë me ngjyrë të ndryshme. Pastaj, merr një laps dhe vizato shtegun për lojë. Shtegu duhet të kalojë nëpër ç’do shtëpizë të vizatuar, me çka gjatësia e shtegut ndërmjet shtëpive duhet të jetë e njëjtë .  Shtegu për lojë shpesh është i vizatuar në forma të rrumbullakëta në të cilët duhet të lëvizin figurat. Përdor një vizore, kompas apo thjesht përdor një objekt të rrumbullakët për ta vizatuar shtegun për lojë.

Aty ku shtegu për lojë është më afër shtëpive, vizato edhe 4 “vende për parkim”, ku pjesëmarrësit në lojë do t’i shfrytëzojnë për të parkuar figurat e tyre pasi ta kalojnë gjithë shtegun. Këto vend parkime duhet të jenë në ngjyrë të njëjtë ashtu siç janë shtëpizat e tyre konkrete.

Mund të përdorësh sende të cilat i ke në shtëpi, në vend të figurave. Por vetëm shiko që të katërta të jenë të njëjta. Mund të përdorësh figura nga lojëra të tjera, të ngjyrosësh makarona të forta në ngjyra adekuate apo të përdorësh kopsa apo monedha të vjetra. Por, nëse kreativiteti juaj nuk mund të kënaqet aq lehtë, mundesh edhe vet të bësh figura me letër plastelinë apo të ngjashme.

Mund të bësh kockë nga letra e thjeshtë apo kartoni. Për ta bërë këtë, vizato një skemë më nga 6 katrorë në formë të shkronjës T. Vendos tre katrore horizontale dhe tre katrore vertikale. Pastaj, preje gjithë skemën, por vetë, nga linjat e jashtme, vizato një pikë në të dhe bashkëngjiti tek linjat e brendshme. Kur të vendosësh pikat, mbaje në mend se pikat e dy anëve të kundërta të kutive gjithnjë duhet të japin një shumë prej 7.

Kockën mundesh ta ndërrosh me një kockë virtuale. Ekzistojnë shumë aplikacione online të cilat shërbejnë për të lidhur kockat.

Bëje lojën më interesante, kështu që krijo parimet e tua. Për shembull, nëse lojtarit i bie numri 6, duhet të lëviz 6 fusha pas apo të kthehet dhe të fillon nga fillimi. Mund të vizatosh edhe ndërprerje në shteg të cilat lojtari mund të kthehet në lojë vetëm nëse gjuan ngjyrë konkrete në kockë. Të dëshirojmë shumë argëtim në krijimin e lojërave të tua argëtuese.

LOJA ME LETRA –  BLACK PITER

“Black piter” është një nga lojërat më të famshme më letra dhe shumë nga ne me siguri e kanë luajtur në kohën e tyre të fëmijërisë, shpesh me gjyshen apo gjyshin e tyre.

Materiali i nevojshëm

Për ti përgatitur letrat për lojë, ju duhen:

∙ letër,

∙ lapsa me ngjyrë,

∙ gërshërë,

∙ vizore.

Procesi i përpunimit të letrave për lojë

“BLACK PITER” është lojë e cila rëndom luhet me 31 letra. Po, këto janë shumë letra. Por, mos u mërzitni, sepse për atë që ju jeni kreator të versionit tuaj të lojës dhe ju vet e përcaktoni numrin e letrave por kujdes kjo mund të sjellë numrin tek.

Së pari, merrni një copë letër (është më mirë nëse përdorni një letër të fortë, por gjithashtu mundeni të ngjitni një letër të thjeshtë në një hapësirë më të fortë, siç është kutia e ambalazheve) dhe vizatoni korniza rreth letrave për lojë me laps apo me vizore. Gjerësia optimale e letrave është 6 centimetra, dhe gjatësia është 9 centimetra. Kur të mbaroni me vizatim të kornizave, preni çdo letër me kujdes dhe me precizitet.

Tani është koha që të tregoni kreativitetin tuaj. Në çdo letër duhet të ketë një ilustrim, por sepse bëhet fjalë për lojë në çifte, dy letra duhet të kenë të njëjtin ilustrim. Mund të vizatoni çka të doni në letra – kafshë, vetura, gjësende nga dhoma juaj, mjete kozmike, ushqim, lule, pemë dhe flamuj të shteteve…

Në fund, do të mbetet një letër që nuk do të ketë çiftin e saj. Kjo letër është “Black Peter”. Ilustrimi i kësaj letre duhet të jetë krejtësisht ndryshe nga gjitha letrat të cilat deri tani i keni vizatuar, dhe e zeza duhet të jetë ngjyra dominante. Si mendoni se do të duket “Black Peter”? Na shpërndani veprat tuaja artistike, ne me padurim presim që ta shohim kreativitetin tuaj!

LOJA ME ANIJE LUFTARAKE

Testohuni në njërën nga lojërat më argëtuese strategjike e cila tërheq lojtarë nga të gjitha moshat.

 

Materiali i nevojshëm

Që ta bëni këtë lojë, ju duhet:

∙ fletore me kocka ose fletore e thjeshtë,

∙ lapsa me ngjyrë,

∙ vizore.

 

Procesi i përpunimit të lojës

Për të luajtur Battleships, duhet të vizatoni dy fusha kryesore për lojë, (të njëjtën duhet që ta bëni edhe për kundërshtarin tuaj) me renditje të rrjetës prej 8×8 katror.

Mënyra më e mirë që të përdorni fletore me katrorë, por nëse nuk keni, mundeni të vizatoni katrore më ndihmën e vizores.

Çdo fushë mund të jetë me cilën do madhësi, por rekomandojmë 1×1 centimetër. Pasi që ti vizatoni fushat nënvizojeni vizat me numra nga 1 deri në 8, ndërsa radhët me tetë shkronjat e para të alfabetit. Siguroheni se edhe fushat e kundërshtarit të jenë njëjtë të theksuara.

Nëse nuk keni letër të mjaftueshme, mund të vizatoni fusha në dy anët e fletores, të cilën do ta vendoseni para jush sikur laptop.

Vizatoni anijet tuaja në fushë e parë për lojë.

Mundeni ti vendosni horizontalisht apo vertikalisht, me çka çdo anije duhet të zë një numër të caktuar të fushave.

Duhet të vizatosh:     

1 anije luftarake ( përfshinë 5 fusha),

∙ 1 kryqëzës (secila përfshirë 4 fusha),

∙ 2 fregatës (secila përfshinë 3 fusha),

∙ 3 mbledhës i minave (secila përfshinë 2 fusha).

Fusha e dytë për lojë do t’ju ndihmojë që ti ndiqni caqet e juaja të anijeve kundërshtare.

Me ngjyrë të kuqe do ti theksoni fushat ku ju keni goditur anijen e kundërshtarit, ndërsa me ngjyrë të kaltër ato fusha ku goditja juaj ka përfunduar në ujë.

LE TË FILLOJNË LOJËRAT

Më shumë