Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Kulaç Vjenez

Koha e përgatitjes 2 orë Ndani

Kulaçët e këndshëm vjenez shfaqen shpesh në menytë tona, pasi shkojnë në mënyrë perfekte me gatimet e shpejta dhe për të bërë sanduiçe të ndryshme. Dhe cila është ana e mirë e një kulaçi vjenez? Këtë pa dyshim e keni kuptuar pasi keni shtruar në një kulaç të freskët Argetën tuaj të preferuar, pashtetën nr.1 të mishit të pulës dhe mishit të peshkut në Evropë*.

Përgaditja e kulaçit vjenez nuk do t’ju marrë shumë kohë dhe kur t’i nxirrni me krenari nga furra ende të nxehtë, kulaçët do të përhapin një aromë kaq të këndshme në shtëpinë tuaj, sa askush nuk do t’u rezistojë.

Përbërësit

400 g miell gruri i bardhë
1 qese maja e thatë
240 ml ujë i ngrohtë
15 g mjaltë
2 lugë gjelle vaj
8 g kripë

Brumi

1. Përzieni miellin, majanë e thatë dhe kripën së bashku në një enë të madhe.

2. Hapni një vrimë në mes të përzierjes, më pas përzieni mjaltin dhe derdhni brenda ujë të ngrohtë.

3. Përziejini të gjitha së bashku dhe më pas gatuajeni një brumë të butë dhe të punueshëm.

4. Gatuejeni për rreth 7-10 minuta duke përdorur një mikser kuzhine.

5. Mbulojeni enën me një leckë të lagur ose mbështjellje plastike.

6. Vendoseni në një vend të ngrohtë që brumi të vijë dhe të dyfishojë vëllimin e tij – për rreth 1 orë.

Reçeta për kulaç vjenez

Dhënia e formës dhe pjekja

1. Këputni një pjesë brumi me peshë rreth 80 g dhe formoni me gishta një top – kapeni brumin në një pikë dhe shtypeni në sipërfaqen e topit.

2. Në këtë mënyrë nga brumi formoni 8 topa, mbulojini ato me qese dhe lërini të fryhen për 30 minuta.

3. Ngroheni furrën paraprakisht në 200°C.

4. Shtypni në çdo top një kallëp me modelin karakteristik të mullirit me erë.

5. Vendosni kulaçët në një tepsi të lyer me letër pjekjeje dhe piqeni për 15-20 minuta.

Më shumë