Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

T’i rrotullojmë disa toptha buke

Ndani

Kur flasim për topthat në artet e gatimit, kemi tendencë që të flasim për desertët. Topthat e ëmbël të mirësisë nga çokollata. Dhe këtu shtrohet një pyetje për ju: Pse do ta lyenit bukën tuaj vetëm me Argeta kur mund të krijoni toptha aromatik të shijshëm dhe të argëtoheni me tërë familjen tuaj? Bashkë ju mund të përgatisni një ushqim të lehtë kreativ i cili gjithashtu është i mirë për ta ndihmuar fëmijën tuaj në zhvillimin e koordinimit të duarve dhe syve. Kjo recetë e shpejtë dhe e lehtë është e shkëlqyeshme pas një seance trajnimi apo garës familjare në basketboll, prandaj shkojmë tutje!

Përbërësit:

  • Pashteta tuna e Argetës
  • Peksimadhe
  • Bukë thekre
  • Djathë i përpunuar

Si?

Së pari, e preni bukën e thekrës në formë të katrorit, rrethit apo yllit. Është zgjedhja juaj, dhe kjo e bënë gatimin më argëtues. Pastaj përzieni pashtetën tuna të Argetës dhe djathin e përpunuar në një enë. Këtu fillon pjesa argëtuese dhe çrregulluese. Përdorini duart për t’i përzier përbërësit. Pastaj shtypni peksimadhen (këtu mund ta përdorni një tëhollues) dhe e shtoni atë në përzierjen e tunës dhe djathit. Tani është koha që të krijoni toptha të shijshëm të tunës nga kjo përzierje. Kur ta keni formësuar secilin topth në mënyrë të përkryer, zhyteni atë në thërrmijat e bukës. Pastaj vendosni përparësen tuaj dhe argëtohuni edhe për pak kohë me kuzhinierin e tuaj të vogël.

Më shumë