Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

01

Fillimisht ka qenë një agro kub…

Fabrika e atëhershme e Argo në Izola fillon prodhimin e koncentrateve të supës nga mishi i pulës.

1963
‘63

Për herë të parë pashteta sheh dritën e ditës

Fabrika e Argo prodhon pâténë pashtetën e parë prej pule, si një nënprodukt i koncentrateve të supës. Kutia 100 gramëshe e pâtésë pashtetës në atë kohë nuk njihej me emrin ekzistues, ajo ishte prej metali të bardhë dhe njihej nga shamia e dorës e bardhë dhe e gjelbër me litografi.

1957
‘57
1972
‘72

Paketimi i parë

Planifikimi i paketimeve të reja me porcione prej 35 g pâté pashtetë në kuti alumini. Ky është paketimi i porcionit të parë të pâtésë pashtetës në Jugosllavi dhe fillimi i prodhimit të pâtésë pashtetës me gjeldeti. Shumica e procesit të prodhimit është manual.

A e dinit se
1963
‘63
1977
‘77

Mishi i papërpunuar pastrohej dhe gatuhej në tenxhere me presion. Pas ftohjes, mishi ndahej me dorë nga kockat dhe masa e patesë përgatitej në një prerës 200 litra. Paralelisht me këtë, prerësi lidhej me një rezevuar për linjën e prodhimit, që përfshinte një makineri për t’u dhënë format kutive prej alumini për 35 g pashtetë dhe mbushjen dhe hermetizimin e kutive. Pas pastrimit në makinerinë larëse, kutitë e mbushura dhe të hermetizuara vendoseshin në koshat e njësive të sterilizuara. Kutitë e aluminit kapërcenin fazën e pastrimit dhe shkonin direkt në sterilizim, kutitë 100 gramëshe të pashtetës dërgoheshin për karantinë në ruajtje dhe kutitë 35 gramëshe në magazinën termostatike. Përpara transportimit, kutitë kontrolloheshin sërish dhe çdo kuti e dyshimtë hiqej.

Bashkimi i HP Delamaris, HP Droga dhe Koloniale në organizatën punonjëse HP DROGA PORTOROŽ. Pashteta me mish pule merr emrin Argeta, që rrjedh nga emri Argo. Ata fillojnë të paketojnë pashtetën në kartonë.

1972
‘72
1991
‘91

Humbja e tregut jugosllav

Produkti bie si rrjedhojë e luftërave në Slloveni dhe Kroaci, duke qenë se humbet tregu jugosllav drejt të cilit dërgoheshin 49% e produkteve të Droga.

A e dinit se
1977
‘77
1993
‘93

Ružica Radojević, drejtoresha e marketingut në vitet 90’ mbrojti hyrjen e Argeta në tregjet e ish-Jugosllavisë. Ajo krijoi kontakte me Maqedoninë, Bosnjën dhe Kosovën. Me Serbinë nuk kishte sukses, për shkak të embargos dhe vështirësive të tjera. Në atë kohë, nuk kishte reklama dhe gjithçka kryhej përmes komunikimit personal dhe marrëveshjeve. Porosia e parë për Maqedoninë ishin 60 ton pashtetë, por për shkak të linjës së vjetruar të prodhimit dhe mungesës së lëndëve të para ata mezi e realizuan porosinë. Për shkak të luftës, rruga kaloi përmes Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë dhe prej aty produkti u shit në mbarë ish-Jugosllavinë. Gjatë luftës në Ballkan, pashteta ishte një artikull shumë i kërkuar. Ishte në fakt shumë i ushqyeshëm për ushtarët në terren, dhe nuk ishte nevoja të ruhej në frigorifer, duke thjeshtuar kështu transportin. Në atë kohë shitjet e pashtetës në tregun boshnjak ishin 10 herë më të mëdha se në Slloveni.

Argeta kalon kufinjtë për herë të parë

Argeta impenjohet drejt eksporteve dhe fillon të sigurojë tregjet në ish-Jugosllavi: Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

A e dinit se
1991
‘91
1997
‘97

Në vitin 1993, kur Droga u ristrukturua në gjashtë qendra fitimprurëse, u ndal tendenca negative e prodhimit dhe shitjeve të reduktuara. Orientimi drejt eksportit ishte i rëndësishëm thjesht në lidhje me prakticitetin për linjat individuale të prodhimit (pashtetë pule dhe supë). Ata donin që ta mbyllnin Argeta.

Paketim të ri

Makineria e re e paketimit sinjalizon ndryshimin nga paketime 35 g në 30 g, ndërkohë që vendosja e produktit përfundimtar në kartona dhe paleta tashmë kryhet nga robotët. Pashteta e pulës bëhet artikulli kryesor i eksportit nga Droga Portorož, dhe përbën 50% të të gjithë eksporteve të Droga.

A e dinit se
1993
‘93
1998
‘98

Në vitin 1997 u ble një makineri për ndarjen e mishit nga kockat, dhe kjo ndihmoi shumë në racionalizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe lehtësoi ngarkesën e punës. Në këtë vit u krye vlerësimi i certifikimit në qendrën fitimprurëse të Argo duke synuar marrjen e certifikatës së cilësisë ISO 9001. Vlerësuesit inspektuan linjën e prodhimit, magazinën, kontrollin dhe menaxhimin e qendrës. Ata e konstatuan pajtueshmërinë e sistemit tashmë të implementuar të cilësisë me standardin ISO 9001.

Dizajn të ri

Porcionet 100-gramëshe të pashtetës nuk paketohen më në kartonë dhe futen në kuti metalike me një dizajn të ri. Për të qenë në pajtim me legjislacionin dhe për të garantuar sigurinë e produkteve të Droga, implementohet një sistem HACCP (Hazard Analysis Critical Control Points – Analiza e rrezikut të pikave kritike të kontrollit ). Ky është në sistem parandalues që mundëson identifikimin, vlerësimin, marrjen e masave në lidhje me kontrollin e agjentëve të mundshëm të rrezikut në materialet ushqimore, ose situatat që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut. Pashteta me mish pule tani përbën 60% të të gjitha eksporteve të Droga-s.

1997
‘97
1999
‘99

Shkarikimi i bazës në Izola për fabrikën e prodhimiI

Për herë të parë, prezantohet paketimi 50-gramësh. Fillon ndërtimi i fabrikës së re në Izola.

1998
‘98
2000
‘00

Shije të reja

Prezantohen shije të reja pashtete: mëlçi, mish viçi, mish gjeldeti. Në panairin e Sarajevës për bujqësinë, ushqimin dhe pijet, Argeta merr çmimin e parë për cilësinë e saj. Në konkurrimin e përgjithshëm të produkteve të mishit, pashteta me mish pule merr medalje argjendi. Edhe vitin pasues, ajo merr medalje argjendi në panair.

1999
‘99
2001
‘01

Për më të rinjtë

I gjithë prodhimi i pashtetës zhvendoset në fabrikën e re në Izola. Prezantohet një dizajn i ri, së bashku me nën-markën Argeta Junior, që me shijet e veta të buta dhe dizajnin lozonjar synohet për fëmijët. Në fillim ata prezantojnë pashtetën me mish pule Argeta Junior dhe pas kësaj Argeta Junior Pizza, Argeta Junior Super Tuna dhe Argeta Junior Ketchup. Krijohet figura e rosakut për pashtetën Argeta Junior. Argeta arrin një rekord prej 64% të të ardhurave nga shitjet në tregjet e huaja, që përbën një rritje prej 25% nga viti 2000. Argeta bëhet gjithashtu e suksesshme në tregun vendas, ku ajo siguron një të katërtën e tregut në terma sasiorë, dhe bëhet numri 1 mes këtyre produkteve.

A e dinit se
2000
‘00
2002
‘02

Duke parë rritjen vjetore të shitjeve të porcioneve 100 g të pashtetës, merret vendimi për të blerë makineri shtesë që synojnë rritjen e kapacitetit me rreth 20%. Në vitin 2001 ata fituan certifikatën ISO 14001, që bëhet e mundur përmes një sistemi efikas të menaxhimit mjedisor që përfshin konsumin e reduktuar të materialeve, energjisë, ujit etj.

Rregullorja e dekadës dhe cartifikata hallall

Depërtimi i supermarketeve më të mëdha austriakë si p.sh. Merkur Markt. Në panairin e Sial në Paris, një prej panaireve më të mëdha ushqimore, prezantohet Argeta Halal. Kompania prezanton gjithashtu fushatën e famshme me fetat e animuara të bukës dhe dizajnon sloganin “Argeta – pjesa e shijshme e bukës.”

2001
‘01
2004
‘04

Linja e re argeta light

Në një hap me tendencat globale të ushqimit, në Droga prodhohet një produkt i ri – pashteta me mish pule Argeta Light, që përmban 40% më pak yndyrë se pashteta tradicionale me mish pule dhe është e pasur me fibra ushqyese. Argeta Light mbetet në shitje deri në vitin 2010.

2002
‘02
2005
‘05

Hyrja në treg e pashtetës së peshkut

Prezantimi i pashtetës me ton, që sinjalizon hyrjen në tregun e pashtetave me peshk. Merret çmimi i artë për fushatën reklamuese “Argeta – pjesa e shijshme e bukës”. Shkrirja zyrtare e Droga Portorož dhe Kolinska për të krijuar sipërmarrjen e përbashkët Droga Kolinska. Fundi i vitit sjell nisjen e shitjeve të pashtetave në tregje ruse dhe bullgare.

2004
‘04
2006
‘06

Pushitmi i tregjeve europiane

Marka Argeta themelon praninë në zinxhirin e supermarketeve në Gjermani, Zvicër, Suedi dhe Spanjë. Për shkak të nevojës për kapacitete më të mëdha prodhimi dhe për të furnizuar tregjet jashtë BE-së, në Hadžići pranë Sarajevës hapet një fabrikë e re.

A e dinit se
2005
‘05
2007
‘07

Investimi i vlerësuar në 26 milionë EUR ofron një kapacitet vjetor prodhimi prej 4500 ton pashtetë. Ai i shërben tregut të Evropës juglindore (Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Kosovë), Turqi dhe vendet e Lindjes së Mesme. Fabrika ka një certifikatë “hallall”, që u siguron myslimanëve se produkti është prodhuar në përputhje me praktikat e fesë së tyre.

Argeta me shijen e saj të parë djegëse

Mbërrin në treg pashteta pikante me mish pule e Argeta. Shitjet e para në Kinë dhe Rumani. Në Kroaci dhe Serbi, Argeta është në vend të pestë në sektorin e tregut të pashtetave. Kutitë me pashtetë marrin një formë më të rrumbullakët së bashku me një dizajn të ri të figurës. Përshkrimi i vizatuar i bukës dhe i pashtetës zëvendësohet me imazhe nga jeta reale familjare.

A e dinit se
2006
‘06
2008
‘08

Stili i ri për paketimin është zhvilluar nga agjencia Publicis në bashkëpunim me drejtorin artistik Dušan Grobovšek. Kutitë e rrumbullakëta alumini 95-gramëshe u përdorën për herë të parë në fabrikën e re në Hadžići, kur filloi prodhimi provë në fund të vitit 2006, dhe në vitin 2007 ato filluan të përdoren edhe në Izola.

Salmoni është prezantuar në treg

Marka Argeta mori një çmim të argjendtë Effie për fushatën “Për ata që e dinë se çfarë është e mirë. Pikante! Peshk ton i freskët.” Revista “Manager” shpalli si sloganin e dekadës: “Argeta – pjesa e shijshme e bukës.” Ndalon prodhimi i pashtetës me mish viçi, por mbërrin në treg Argeta me shije salmoni.

A e dinit se
2007
‘07
2009
‘09

Viti 2008 ishte i jashtëzakonshëm për gamën e pashtetave Delicatessen. Shitjet u rritën me deri 40% nga viti 2007.

Paraqitja e linjës ekskluzive të Argetës

Argeta është marka më e fortë në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë, ku përdoret nga më shumë se 72% e konsumatorëve të pashtetës, dhe në Slloveni nga gjysma e konsumatorëve të pashtetës. Në Serbi, Austri dhe Zvicër ajo mban vendin e dytë në treg. Hyn në treg një shije e re, Tuna Siciliana. Pashtetës me mish pule u shtohen erëza mesdhetare, duke sjellë lindjen e Argeta Junior Pizza. Prezantimi i linjës prestigjioze Argeta Exclusive, që synon konsumatorët me shije më të rafinuara.

A e dinit se
2008
‘08
2010
‘10

Çdo vit përpara festave të dhjetorit, prodhohet një shije e re pashtete, por vetëm në sasi të kufizuara. Shija ekskluzive e Argeta zhvillohet çdo vit në bashkëpunim me një restorant tjetër ndër më të njohurit. Që prej vitit 2009 janë ofruar shijet e mëposhtme: pashtetë me mish gjahu, pashtetë me ton me ullinj, pashtetë me mish viçi me tartuf, pashtetë me mish viçi me shparg, pashtetë à la Dvorec Zemono, krap deti me dardhë dhe mjaltë, pashtetë me mish dreri dhe rozmarinë dhe à la JB. Nga këto të listuarat, më e pëlqyera nga të gjitha ishte pashteta me mish viçi dhe tartuf, që klientët kërkuan ta blejnë në sasi të tilla që sollën mbarimin e stokut.

Pronari ri - Atlantik Grupa

Atlantic Grupa bëhet zotëruese e Droga Kolinska, e drejtuar nga kryetari i bordit Srečko Nakić dhe drejtori ekzekutiv Enzo Smrekar. Fillimi i transformimit të kutive në paketime më të vogla, tani të disponueshme në konfeksione 95 g, 45 g dhe 27 g. Argeta Junior hyn gjithashtu në segmentin e peshkut dhe sjell një shije të re, Super Tuna Junior. Argeta Tuna fiton Çmimin e Shijes Superiore 2010 për shijen e jashtëzakonshme, të prezantuar nga iTQi, International Taste & Quality Institute nga Brukseli dhe një çmim Euro Effie për efikasitetin.

A e dinit se
2009
‘09
2011
‘11

Argeta bëhet e para dhe deri më sot e vetmja markë sllovene që merr një çmim evropian Euro Effie. Jepet çmimi prestigjioz evropian për efikasitetin në komunikim, për fushatën e përgjithshme të komunikimit për Argeta Junior, që Droga Kolinska e planifikoi në bashkëpunim me partneren e vet afatgjatë, agjencinë Publicis. Fushata arriti sukses të konsiderueshëm dhe të demonstrueshëm në katër tregje evropiane.

Argeta primavera i bashkohet familjes

Mbërrin në treg pashteta me mish pule Primavera.

2010
‘10
2012
‘12

Effie e artë për efiqencë

Fillojnë të krijohen pashteta për agjërim për tregjet serbe dhe boshnjake. Krijohet një nën-markë e re Argeta: Argeta Delight, që përmban 30% më pak yndyrë dhe kripë. Ajo disponohet në tri shije: mish pule, ton dhe gjeldeti. Prezantimi i Argeta Snack, një produkt inovativ që përbëhet nga një servirje 45-gramëshe me pashtetë Argeta dhe 8 mini-shkopinj buke.

A e dinit se
2011
‘11
2013
‘13

Në vitin 2012 mori një çmim të artë Effie për fushatën e vet të Argeta Junior.

Miratimi i Argetës nga nënat

Pashteta Argeta me ton dhe mish pule marrin një Çmim e Shijes Superiore 2013 për shijen e jashtëzakonshme, prezantuar nga iTQi, International Taste & Quality Institute. Si pjesë e fushatës “Miratuar nga nënat”, dyert e fabrikës hapen për nëna të përzgjedhura.

A e dinit se
2012
‘12
2014
‘14

Argeta ofroi fushatën më të çiltër në rajon, bazuar në krijimin e përmbajtjes dhe historitë e pjesëmarrjen aktive të konsumatorëve në komunikimet e saj. Një total prej 18 nënash nga 6 tregje zhvilluan një turne të detajuar të fabrikës së Argeta dhe pasi inspektuan të gjithë procesin konfirmuan cilësinë e Argeta me nënshkrimin e tyre, duke i dhënë vulën “Miratuar nga nënat”.

Zgjerimi i familjes së Argetës

Familjes së pashtetave të Argeta Junior i bashkohet një shije e re: Argeta Junior Ketchup. Argeta nxjerr në tregun kroat Argeta Tea Pâté, të prodhuar me mish dhe mëlçi pule të zgjedhura me kujdes pa përforcues shijeje dhe konservues.

A e dinit se
2013
‘13
2015
‘15

Fushata e komunikimit të Argeta “Miratuar nga nënat” merr një çmim të argjendtë Euro Effie në kategorinë e mallrave të konsumit të gjerë. Organizata zvicerane ICERTIAS i prezanton Argeta-s Çmimin Best Buy. Atlantic Grupa fiton titullin e reklamuesit më efikas të vitit 2014 sipas metodologjisë së Indeksit të Efikasitetit të Effie. Droga Kolinska, një anëtare e Atlantic Grupa, merr çmimin Reklamuesi i Vitit 2014, prezantuar nga Dhoma Sllovene e Reklamave.

Dizajn i ri

Argeta bëhet lider në treg në Austri. Rifreskohet pamja grafike e markës.

A e dinit se
2014
‘14
2016
‘16

Rifreskimi grafik i markës u krye në bashkëpunim me agjencinë Gigodesign. Paketimi dhe logoja marrin një stil më modern.

Cmimi për shijen më të mirë

International Taste & Quality Institute (ITQI), organizata botërore lider në fushën e saj me qendër në Bruksel, i prezanton Argeta-s Çmimin e Shijes Superiore për pashtetën e saj prej mëlçie, Argeta Junior Original dhe Argeta Tuna Pâté. Argeta është në vendin e 5-të në shkallën e Valicon për markat më të forta në Slloveni.

2015
‘15
2017
‘17

Argeta me formulën e saj "free from"

Argeta kalon në formulën “Pa”, që do të thotë se ato janë pa konservues, glutinë, ngjyrues dhe përforcues shijeje. Në këtë mënyrë, Argeta heq të gjithë aditivët dhe bëhet një produkt që të gjithë mund ta shijojnë pa u shqetësuar. Argeta bëhet lider në treg edhe në Zvicër. Duke regjistruar me të drejta autori ngjyrën e saj, Argeta në Slloveni pjesë e grupit ekskluziv të markave që njihen publikisht thjesht nga dizajni, ngjyra apo motivi, si p.sh. Milka, Manner, Burberry, Louboutin dhe Whiskas. Argeta në Slloveni prezanton një linjë të re me pashtetat me zarzavate me kokrra bizeleje.

2016
‘16
2018
‘18

Argeta është pashteta e mishit nr. 1 në Europë

Për herë të parë, Argeta zë vendin e parë në tregun kroat.

2017
‘17