Njoftim ligjor

Të drejtat e autorit

E gjithë përmbajtja e publikuar në uebsajtin e Argeta është pronë e Droga Kolinska d.d. dhe është kuadri ligjor i lejueshëm që u nënshtrohet të drejtave të autorit dhe formave të tjera të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Konteksti (teksti, fotot, logot, etj.) të publikuara në këtë uebsajt mund të përdoren vetëm për qëllime jotregtare dhe nuk mund të modifikohen, kopjohen, duplikohen, ripublikohen, dërgohen me email apo të shpërndahen në ndonjë mënyrë tjetër për qëllime tregtare pa leje të marrë shprehimisht me shkrim nga Droga Kolinska d.d.

Të gjitha riprodhimet ose kopjet e përmbajtjes së këtij uebsajti duhet të përfshijnë gjithashtu të gjitha përcaktimet e publikuar atë të drejtave të autorit, njoftime të tjera të të drejtave të pronës intelektuale ose njoftime të të drejtave të tjera (marka © 2015 Droga Kolinska, d.d. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Droga Kolinska është anëtare e Atlantic Grupa).

Marka tregtare dhe markat e shërbimit që shfaqen në këtë uebsajt janë marka tregtare të regjistruara, zotëruesja dhe ose e licencuara e të cilave është Droga Kolinska d.d. (këtu e tutje Kompania) ose filialet e saj. Përdorimi i këtyre markave tregtare ndalohet shprehimisht përveç rasteve të përcaktuara këtu.

Politika e privatësisë

Atlantic Grupa d.d. (këtu e tutje: Kompania) është pjesë e grupit afarist Atlantic Grupa, brenda të cilit janë krijuar dhe janë në përdorim standarde të larta për menaxhimin e biznesit dhe operacione transparente, që nënkuptojnë veprime të përgjegjshme, të ligjshme dhe etike të të gjitha enteve ligjore të Atlantic Grupa, që në të njëjtën kohë përfshin respektin për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Duke marrë në konsideratë standardet e lartpërmendura, Kompania si menaxhere e përpunimit të të dhënave brenda grupit afarist Atlantic Grupa grumbullon dhe përpunon të dhënat personale ligjërisht, me ndershmëri dhe me transparencë, në përputhje me rregulloret në fuqi, dhe implementon masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga aksesi i paligjshëm dhe abuzimi.

Kompania është në dijeni se mbrojtja e dhënave personale është e rëndësishme për përdoruesit tanë dhe individët e tjerë. Për këtë arsye ne dëshirojmë t’ju njoftojmë se cilat të dhëna personale grumbullojmë, si i menaxhojmë ato dhe si e garantojmë mbrojtjen e tyre.

Qëllimi, objektivi dhe baza ligjore për përpunimin

Të dhënat personale grumbullohen për qëllime speciale, të shprehura dhe të ligjshme, në objektivin thelbësor, dhe përpunohen në përputhje me këto qëllime.

Kompania do të grumbullojë dhe përpunojë të dhënat personale vetëm në rastet kur kjo lejohet nga rregulloret:

  • përpunimi kërkohet për të plotësuar detyrimet ligjore;
  • aty ku individi miraton përpunimin e të dhënave të tij personale;
  • përpunimi është i nevojshëm për të implementuar një marrëveshje në të cilën një palë në marrëveshje është një individ me të cilin lidhen të dhënat personale ose për të implementuar masa me kërkesë të këtij individi, përpara mbylljes së një marrëveshjeje;
  • përpunimi është i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave ligjore të individit me të cilin lidhen të dhënat personale ose një person tjetër individ;
  • përpunimi kërkohet për interesat e ligjshme të Kompanisë ose të kompanive të lidhura.

Grumbullimi dhe përdorimi i të dhënave personale

Të dhënat personale përbëhen nga informacione që ju identifikojnë juve në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Kjo përfshin për shembull emrin dhe mbiemrin, adresën e emailit, numrin e telefonit, adresën e IP-së ose adresën postare.

Kompania nuk i grumbullon të dhënat tuaja personale, përveçse në rastet kur ju shprehimisht i jepni këto të dhëna (për shembull kur pyesni për produkte ose shërbime të caktuara, duke përfshirë marrëveshjen ose kërkesën për veprime të caktuara përpara lidhjes së një marrëveshjeje, përmes përfshirjes në programe besnikërie, abonimit në buletine informative, pjesëmarrjen në sondazhe, konkurse dhe lojëra me çmime, porositjen e mostrave ose broshurave, kërkesave për donacione dhe kur kërkoni informacione të caktuara, duke dërguar një CV ose një ofertë ose kur aplikoni për vende pune, si edhe përmes punësimit në Kompaninë tonë etj).

Të dhënat tuaja personale grumbullohen, ruhen, përdoren ose transmetohen prej nesh në shkallën e nevojshme – në lidhje me përmbajtjen dhe kohën – në rastin e caktuar, për shembull për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja, për të plotësuar kërkesat tuaja, për t’ju njoftuar për produktet ose rezultatet e një konkursi ose loje me çmime, për të përmbushur detyrimet kontraktuale ose për veprimet urgjente të nevojshme përpara lidhjes së një marrëveshjeje ose për të plotësuar detyrimet tona të tjera të ligjshme dhe ligjore. Për këto arsye, Kompania duhet të transmetojë herë pas here të dhëna personale te kompanitë e tjera pjesë e Atlantic Grupa dhe kompanitë e shoqëruara ose ofruesit e jashtëm të shërbimeve për përpunim të mëtejshëm. Ofruesit e shërbimeve mund të përfshihen për shembull në kontekstin e shërbimeve të qendrave të telefonatave, shpërndarjen e mallrave ose materialet reklamuese, ose për organizimin dhe implementimin e lojërave me çmime. Kompania kërkon nga këto palë që të zbatojnë rregulloret ligjore në fuqi, të veprojnë në përputhje me udhëzimet tona dhe të respektojnë rregullat tona të brendshme rreth mbrojtjes së të dhënave personale, si edhe të marrin hapat e duhura organizative dhe teknike për këtë mbrojtje. Për këto arsye, të dhënat tuaja personale duhet të transmetohen gjithashtu në Shtete të tjera të BE-së ose në vende jashtë BE-së, por në këtë transmetim Kompania merr përsipër që transmetimi të jetë plotësisht në përputhje me ligjin dhe se transmetimi do të kryhet duke marrë çdo masë të disponueshme dhe të duhur për të mbrojtur të dhënat personale.

Kompania garanton që të mos i shesë të dhënat tuaja personale te askush, të mos i komunikojë apo huazojë të dhënat tuaja personale te palë të treta nëse kjo nuk është e nevojshme për të përmbushur një qëllim specifik për të cilin na keni dhënë të dhënat tuaja personale dhe gjithashtu garanton që të mos i japë të dhënat tuaja personale te asnjë marrës i paautorizuar.

Ekziston mundësia që të na lindë nevoja t’ia japim të dhënat tuaja personale një autoriteti kompetent publik, në rast se e kërkon këtë ligji ose rregulloret e tjera detyruese.

Të dhënat e grumbulluara do të ruhen për sa kohë që kjo është e nevojshme për qëllimin për të cilin janë grumbulluar, ose deri në përfundim të periudhës së specifikuar në rregulloret në fuqi.

Përdorimi i të dhënave tuaja personale për qëllime reklamimi dhe marketingu

Aty ku të dhënat tuaja personale përdoren për qëllime reklamimi dhe marketingu në përputhje me rregulloret në fuqi që drejtojnë mbrojtjen e të dhënave personale, të dhënat tuaja do të ruhen dhe do të përdoren për këto qëllime, për shembull për dërgimin e njoftimeve me email, shembujve të produkteve, ftesave për të marrë pjesë në konkurse dhe lojëra me çmime me email ose me postë ose ndonjë kanal tjetër komunikimi që ju keni pranuar.

Nëse të dhënat tuaja personale do të përdoren për qëllimin e dërgimit të reklamave dhe promocioneve të përshtatura për ju individualisht, me qëllimin e krijimit dhe ruajtjes së një niveli përdoruesi, ju do të njoftoheni paraprakisht për këtë, me fjalë të tjera përpara se t’ju dërgohen këto reklamime dhe promocione, dhe përpara këtij përpunimi të të dhënave personale ne sigurisht do të kërkojmë në mënyrë specifike dhe të shprehur për miratimin tuaj të informuar.

Ne gjithashtu do t’i përdorim të dhënat tuaja nëse dëshirojmë të analizojmë dhe përmirësojmë efikasitetin e shërbimeve tona në linjë, përpjekjet tona për reklamim, marketing, studim tregu dhe shitje, në anketat ose pyetësorët e tjerë të ndryshëm, ose në një mënyrë që garanton që të dhënat tuaja personale të mos jepen me emrin tuaj ose në një mënyrë që mund të lidhet me një person specifik.

Ushtrimi i të drejtave të individit

Në çdo moment mund të kërkoni prej nesh informacion rreth të dhënave tuaja personale që ne përpunojmë, ose të kërkoni korrigjimin e tyre, mund të anuloni përdorimin e tyre ose të kërkoni fshirjen e të dhënave personale, ose të revokoni miratimin për të gjitha qëllimet ose disa prej tyre (përveçse kur kjo nuk është e mundur, për shembull kur kjo përfshin përpunimin e të dhënave për qëllime statistikore, për të cilat të dhënat personale në asnjë mënyrë nuk mund të shërbejnë për identifikim) ose mund të ndaloni transmetimin e të dhënave te një menaxher tjetër i përpunimit të të dhënave, dhe gjithashtu mund të çregjistroheni nga marrja e materialeve tona informuese dhe promocionale.

Ju gjithashtu mund të depozitoni një kundërshtim të të dhënave tuaja personale në situata bazuar në ekzistencën e interesit tonë legjitim, veçanërisht kur të dhënat përdoren për nevoja të marketingut të drejtpërdrejtë.

Nga ana jonë, ne do të punojmë deri në shkallën më të lartë të mundshme dhe të arsyeshme për të garantuar që të dhënat personale që keni vënë në dispozicionin tonë të regjistrohen saktësisht, dhe në të njëjtën kohë përgjegjësia për saktësinë ju përket edhe juve, prandaj ju kërkojmë që të përditësoni rregullisht dhe saktësisht informacionin tuaj ose të na dërgoni një kërkesë për regjistrimin e ndryshimeve ose të korrigjimeve.

Për të ushtruar të drejtat dhe detyrimet tuaja në lidhje me përdorimin e të dhënave personale, ju mund të na kontaktoni duke përdorur emailin ose adresën postare të Kompanisë që tregohet në uebsajt ose përmes adresës së emailit: dpo@atlanticgrupa.com ose duke ndjekur udhëzimet në materialet promocionale të dërguara.

Pas kontaktimit dhe marrjes së këtyre kërkesave, ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të konfirmuar identitetin tuaj dhe për të parandaluar përpunimin e paautorizuar të të dhënave personale.

Pas marrjes së kërkesave tuaja, ne do të kryejmë veprimet e kërkuara brenda një afati të përshtatshëm, por jo më vonë se 30 ditë nga marrja dhe sipas nevojës do t’ju njoftojmë për këtë, gjithçka në përputhje me ligjin.

Fëmijët

Si rregull, ne nuk grumbullojmë të dhëna rreth fëmijëve. Nëse përcaktojmë se këto të dhëna na janë komunikuar pa miratimin e prindërve ose përfaqësuesve ligjorë, ne do t’i fshijmë të dhënat brenda kohës më të shkurtër të mundshme. Këtu ne do të ndjekim udhëzimet që kemi marrë prej jush si prindër ose nga kujdestari ligjor.

Megjithatë, për qëllime të caktuara mund të grumbullojmë të dhëna rreth fëmijëve të një moshe kur sipas ligjeve në fuqi kërkohet miratimi i prindërve për përpunimin e të dhënave të tyre personale, ne do të japim informacionet e duhura për këtë dhe do të marrim hapa të arsyeshëm për të përcaktuar nëse fëmijët kanë miratimin e prindërve ose të kujdestarit ligjor.

Siguria e të dhënave

Ne kemi implementuar masa teknike dhe organizative për të parandaluar humbjen e të dhënave tuaja, modifikimin, përvetësimin e gabuar ose qasjen në to nga palë të treta të paautorizuara, ose çdo lloj përpunimi të paautorizuar të të dhënave tuaja. Qasja në të dhënat tuaja personale është e kufizuar vetëm për ata punonjës për të cilët informacioni është i nevojshëm për komunikimin e shërbimeve tona ose për trajtimin e pyetjeve tuaja. Ne vazhdimisht i edukojmë punonjësit tanë rreth rëndësisë së konfidencialitetit të të dhënave dhe ruajtjes së privatësisë dhe sigurimit të të dhënave tuaja. Ne grumbullojmë vetëm ato të dhëna që janë të nevojshme për një qëllim specifik përpunimi dhe nuk i ruajmë të dhënat për më gjatë sesa është e nevojshme ose sesa përcaktohet nga rregulloret.

Në uebsajtin tonë ju mund të gjeni herë pas here lidhje drejt uebsajteve ose portaleve të ndryshme dhe gjithashtu mund të ofrojmë karakteristikat e rrjeteve sociale që mundësojnë ndarjen e të dhënave personale në rrjetet sociale. Ne rekomandojmë në çdo rast që të lexoni fillimisht rregullat mbi mbrojtjen e të dhënave personale të këtyre sajteve ose rrjeteve sociale ose personave të tretë, si edhe masat në zbatim për këtë mbrojtje, sepse ato mund të ndryshojnë nga rregullat dhe masat tona në zbatim, për të cilën ne nuk mund të konsiderohemi përgjegjës.

Kufizimet e përgjegjësisë

Megjithëse ne marrim hapat e duhur teknikë, organizativë dhe të lidhura me burimet njerëzore për të mbrojtur të dhënat personale nga keqpërdorimi, shkatërrimi, humbja, modifikimi ose qasja e paautorizuar, me dashje ose pa dashje, ne nuk mund të garantojmë që të dhëna personale të caktuara që grumbullojmë nuk do të zbulohen rastësisht, pavarësisht dispozitave të këtyre Rregullave rreth Mbrojtjes së Privatësisë.

Deri në shkallën maksimale të lejuar nga ligji, ne nuk pranojmë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara të tjerëve ose personave të tretë përmes zbulimit të rastësishëm të të dhënave personale.

Duke qenë se nuk kemi kontroll rreth të dhënave personale që ju dërgoni kur hyni në uebsajte të tjera dhe i përdorni ato, ose që i dërgoni direkt te persona të tretë (për shembull kur merrni pjesë në aktivitete të sponsorizuara), deri në shkallën maksimale të lejuar nga ligji ne nuk pranojmë përgjegjësi për dëmtimet që mund të pësoni ju ose persona të tretë për shkak të komunikimit të të dhënave personale.

Përditësimet dhe ndryshimet

Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë ose përditësojmë pjesë të këtyre Rregullave në çdo moment dhe pa njoftim paraprak. Ju lutemi vizitoni uebsajtin tonë herë pas here për të qenë në dijeni të ndryshimeve ose përditësimeve të Rregullave. Do të postohet data e hyrjes në fuqi të versionit më të fundit të Rregullave.

Këto Rregulla u ndryshuan për herë të fundit në 24 maj 2018.