Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

A ju kanë humbur idetë dhe a jeni lodhur nga rutina e njëjtë dhe e vjetër? Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar!

Koha e leximit 1,5 min Ndani

Mirë se vini në SpreadLOVE, i dizajnuar posaçërisht për juve, fëmijën, familjen dhe miqtë tuaj. Për të gjitha nevojat tuaja të gatimit të ushqimit të lehtë, për çastet kur nuk keni idenë se çfarë të bëni me fëmijët tuaj, në ditët kur nuk keni kohë të lexoni librit e gatimit, si dhe për mbrëmjet me miq kur iu mungon kreativiteti.

Në SpreadLOVE do të gjeni një thesar me përmbajtje frymëzuese ku radhiten një sërë recetash, ide se si ta kaloni me cilësi kohën e lirë me të dashurit tuaj, pjesë edukative rreth ushqimit dhe si mund ta llastoni veten me të, dhe të gjitha së bashku përbëjnë shumë ide të mira për jetën e përditshme.

Dhe e dimë se nuk jemi asgjë pa ju – mbështetësit tanë dhe baza jonë më e mirë e klientëve – dhe kjo është arsyeja pse dëshirojmë t’iu ftojmë që të luani një rol të drejtpërdrejt, të rëndësishëm dhe me ndikim në SpreadLOVE. Do t’iu ftojmë rregullisht të krijojmë përmbajtjen së bashku, të merrni pjesë në garat tona zbavitëse apo të ndani me ne çastet tuaja familjare të paharrueshme të gatimit dhe të çasteve tjera gazmore.

Pra, kjo është mundësia e parë që të jeni pjesë e rrugëtimit tonë. Cilën pjesë do të dëshironit ta lexoni më shumë:

  • Gatimi: Receta dhe përmbajtje të përgjithshme për gatim
  • Zbavitja: Ide të mrekullueshme për kohë të lirë cilësore me të dashurit tuaj
  • Zbulimi: I pjesëve edukative për ushqimin

E dimë se është sfiduese nëse dilni jashtë rutinës suaj dhe nganjëherë është e frikshme, por mbani mend, e tërë magjia e jetës ndodh jashtë zonave tona të komoditetit. Pra, të futemi të gjithë së bashku në këtë raketë të dashurisë të mundësuar nga pashteta dhe të shohim ku do të na shpie.

Më shumë