Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

#Argeta

Koha e leximit 2 min Ndani

Duke marrë parasysh larminë e jetës, ndryshimet që ndodhin çdo ditë dhe gjithë sfidat e papritura me të cilat na përball jeta, uljet dhe ngritjet, të mirat dhe të këqijat, çfarëdo qofshin, është mirë që të kesh diçka konstante që ta përshtatësh me mënyrën se si zgjedh të jetosh, pavarësisht rastit.

Kemi kaluar disa net të gjata duke rrëmuar në “Instagram” për të gjetur shembuj realë për mënyrën se si produktet “Argeta” janë përshtatur me mënyrën se si ti zgjedh ta jetosh jetën tënde. Në vijim është një koleksion i vogël që tregon se si klientët më të mirë kanë vendosur të përshtatin pashtetën e gatshme më të mirë me jetën e tyre.

Le ta shohim “në lojë” kutinë e pashtetës me dy miq që vendosën të furnizohen me energji nga pashteta e pulës “Argeta”, ndërsa shijonin aventurën plot adrenalinë me biçikleta. Ju lumtë, djema, urojmë t’i keni furnizuar mjaftueshëm edhe biçikletat tuaja!

Edhe njerëzit e hekurt kanë nevojë për pushim herë pas here. Takoni Igorin, i cili vendosi të rehatohej dhe të përlante një pashtetë “Argeta”, një domate dhe një bagetë me krunde në një plazh në Drvenik.
Goxha mirë, Igor!

Një bloger udhëtimesh vendosi të shkëputej për pak nga jeta e tij plot angazhime për një ngjitje të merituar në mal në Bosnjë-Hercegovinë. Destinacioni? Kullotat e pasura të malit Vlasik.

“Argeta” dhe ngjitjet në mal duket se shkojnë për bukuri bashkë. Këto dy zonja e morën pashtetën e tyre në një pikë të njohur rekreacioni pranë Lubjanës në Slloveni për ta shoqëruar me një tjetër legjendë vendase, pijen “Cockta” të Sllovenisë.

Dhe duke qenë se e qeshura të bën mirë për shëndetin, le ta mbyllim këtë botim të #Argeta me një shënim komik. Ja se si një ndjekës nga Bosnjë-Hercegovina zgjodhi ta përdorte mbajtësen e gotave në makinë- bravo, të përgëzojmë për origjinalitetin!

Faleminderit që i bën produktet “Argeta” pjesë të jetës tënde dhe faleminderit që je pjesë e udhëtimit tonë. Dhe mos harroni, #Argeta, ndoshta do të shohësh foton tënde në artikullin vijues të #Argeta.

Më shumë