Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Bukë pa majë me kore tepër krokante

KOHA E LEXIMIT 3 min Ndani

Zakonisht duhet shumë mund për të bërë bukë të shkëlqyer në shtëpi. Nëse majanë e zëvendësojmë me sodë buke, buka nuk duhet të ngjishet e as të ngrihet, dhe buka e pjekur do të ketë kore rustikale dhe mes të butë.

Soda e bukës është një përbërës jashtëzakonisht i dobishëm, pasi mund të përdoret si për pastrim ashtu edhe për gatim. Është një përbërës bazë që kur vjen në kontakt me acide, formon dioksid karbonin. Së bashku me kosin sillet njësoj si pluhuri për pjekje në këtë bukë. Por nuk duhet tepruar, pasi mund të lërë shije të pakëndshme.

Përbërësit për bukë pa maja

500 g miell të bardhë gruri
360 g kos
90 ml ujë
1 lugë çaji sheqer
1 lugë çaji sodë buke
1 lugë çaji të plotë kripë

Procedura

1. Ngroheni furrën në 200°C.

2. Përzieni miellin me sodën e bukës dhe kaloni nëpër sitë në enë të madhe.

3. Shtoni sheqerin dhe kripën.

4. Hidhni kosin dhe ujin.

5. Përziejini shpejt përbërësit.

6. Vendoseni brumin në sipërfaqe të lyer me miell.

7. Me duart jepni formën brumit mjaft ngjitës.

bukë pa maja

 

8. Spërkateni me miell, bëni një kryq sipër dhe vendoseni në furrë të parangrohur.

9. Piqeni bukën 40-45 minuta në 200°C.

bukë pa maja argeta

Më shumë