Përveç përmbajtjes së lartë të proteinave, përbërja e bukës me miell bajamesh e bën atë të përsosur për dietën LCHF, e cila është bërë shumë e njohur vitet e fundit. Kjo bazohet në ngrënien e më pak karbohidrateve dhe më shumë yndyrnave të shëndetshme. Buka me miell bajamesh është shumë ushqyese dhe përmban shumë yndyrna të mira që ju nevojiten me këtë dietë. Është një mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e shëndetshme për të rifreskuar menynë tuaj të zakonshme!
Është e thjeshtë për t’u bërë dhe kërkon më pak se një orë, ndaj pse të mos e provoni sot? Ju garantojmë që nuk do të pendoheni!
Përbërësit
200 gr miell bajamesh (miell i bluar – pa vaj)
20 g psilium
1 bustinë me sodë buke
0,5 lugë kafeje kripë
80 g gjalpë i shkrirë
120 ml ujë
5 vezë
Përgatitja
1. Thyeni vezët në një tas dhe rrihini me një mikser elektrik për shtatë minuta.
2. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe ujin dhe përziejini.
3. Në një tas të veçantë, përzieni miellin e bajameve, psiliumin, sodën e bukës dhe kripën.
4. Hidhni përbërësit e lagur tek të thatët dhe përziejini mirë.

5. Shtroni një tepsi 20 cm me letër furre dhe vendosni masën e trashë të bukës.
6. Shpërndajeni masën në mënyrë të barabartë dhe sigurohuni që ta shtyni në skajet dhe qoshet e poshtme.
7. Piqeni për 35-40 minuta në 180°C.
8. Kontrolloni nëse buka është bërë duke e shpuar me një kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e pastër.
9. Lëreni bukën e pjekur me miell bajamesh në tepsi derisa të ftohet, më pas vendoseni në një dërrasë buke dhe priteni në feta.

