Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Përse është mirë që fëmijët të kenë qasje në internet?

Ndani

Besojmë se titulli ju befasoi dhe sikurse shumë prindër, edhe ju aktivizuat çdo mburojë të kujdesit. Por, kur gjithnjë e më shumë aktivitete, vazhdimisht dhe me shpejtësi zhvendosen onlajn, është e rëndësishme të mendojmë se si ta përdorim këtë gjë në të mirë të të vegjëlve tanë.

Në historinë e tij gati 40 vjeçare, interneti na solli shumë gjëra të reja. Kemi blerje onlajn, mundësi për të komunikuar me miqtë në anën tjetër të planetit, qasje në përmbajtjet e preferuar dhe shumë gjëra të tjera… Por, mendoni, nëse në të kaluarën, ne si prindër kujdeseshim më shumë dhe përpiqeshim t’i motivonim fëmijët të kalonin më shumë kohë jashtë ose duke lexuar libra, tani kemi ndryshuar në masë të madhe mënyrën e të menduarit. Mësuam të pranojmë të ashtuquajturën “nevojë” për kompjuterët në jetën e fëmijëve dhe të gjejmë përdorimin e tyre në rutinën e përditshme.

Fëmijët dhe interneti

Ne në Argeta e kuptojmë shqetësimin rreth faktit se fëmijët përdorin internetin, por për këtë kemi përgatitur sugjerime të ndryshme me të cilat do t’i mbani të sigurt deri sa janë onlajn. Ekzistojnë shumë mënyra, por disa janë më efektive se të tjerat. Ja çfarë propozojmë ne:

  • bisedoni me fëmijët dhe përpiquni t’i mësoni se cilat përmbajtje janë të papërshtatshme në internet,
  • kufizoni kohën që fëmijët mund të kalojnë në internet,
  • përdorni aplikacione që bllokojnë qasjen në faqet e papërshtatshme të internetit,
  • zbatoni qasje të sigurt në internet me një fjalëkalim,
  • përdorni aplikacione mobile për të kufizuar përdorimin e internetit nga fëmijët,
  • siguroni kurse edukative për përdorim të sigurt të internetit për fëmijët.

Përkujdesuni që vizita juaj në internet të jetë e sigurt, në mënyrë argëtuese dhe edukative. Falas!

Edhe përskaj numrit të madh të përmbajtjeve të dedikuara për fëmijët, nevojitet kujdes. Për këtë arsye, ne në Argeta vendosëm të krijonim një faqe unike interneti, e dizajnuar posaçërisht për fëmijë. Rosaku Junior, miku më i mirë i fëmijëve, erdhi për të na ndihmuar dhe së bashku krijuam platformën Junior Aventurat.

 

Kjo është një botë onlajn tërësisht pa brenga, e sigurt, argëtuese dhe edukative, e zhvilluar posaçërisht për fëmijët nga 4 deri në 10 vjeç (dhe natyrisht për prindërit e tyre). Me një përvojë miqësore të përdoruesit, duam ta sjellim ueb-faqen më afër fëmijëve dhe të mahnitim të gjithë me përmbajtje të dobishme – fëmijët dhe prindërit e tyre.

 

Ne kete platform kenaqem dhe une jo vetem vajzat

@kaltrinamikushnicaaa

 

Sillni fëmijët tuaj në aventura pa brenga! Kënaquni duke lexuar libra interaktiv elektronikë falas, të shkruar nga autorë të njohur sllovenë dhe të aprovuar nga psikologë të zhvillimit. Viti 2020 solli edhe një seri të re të librave elektronikë që do t’i argëtojnë fëmijët nga të tre grup-moshat (nga 4 në 5 vjeç, nga 6 në 7 vjeç dhe nga 8 në 9 vjeç).

Në “Sheshin e lojërave” fëmijët mund të luajnë lojëra argëtuese dhe edukative. Në lojën “Kontejnerë të uritur”, për shembull, fëmijët do të mësojnë të ndajnë siç duhet mbeturinat, me lojën “Hija e humbur”, ata do të mësojnë për format edhe në lojën “A e mbani mend përbindëshin”, ata do të ushtrojnë kujtesën e tyre. Por kjo nuk është e gjitha që do të zbulojnë, sepse ka edhe shumë lojëra!

 

Vizitoni “Laboratorin e hulumtimit” dhe vendosni fëmijët para sfidave argëtuese për stërvitje të vërtetë të trurit. Mësoni për “Iluzionet magjike” dhe shikoni se si ngjyra të ndryshme, lara dhe drita ndonjëherë mund të mashtrojnë trurin tonë. Nxiteni përhapjen e së mirës midis fëmijëve dhe anëtarëve të familjes me sfidën “Vepra të mira”, ose mësoni më shumë për këtë jetë të egër të mrekullueshme në kuisin “Kafshë të rrezikuara”.

 

E mbani mend fillimin kur thamë që Junior Aventurat është një platformë onlajn krejtësisht pa brenga dhe e sigurt për fëmijët? Ne kemi integruar një përkujtim miqësor për vizitorët. Do t’i përkujtojë për kohën e kaluar para monitorit pas 30 dhe 60 minutash. Kjo do ta bëjë përdorimin e internetit dhe të kompjuterit nga fëmijët me të vërtetë optimal.

Më shumë