Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Bukë integrale

KOHA E LEXIMIT 3 min Ndani

Për këtë bukë të shijshme, mund të përdorni majë të thatë ose të freskët për të arritur formën e të ashtuquajturës bukë "sanduiç" dhe ta piqni në tepsi prej 25 cm.

Përbërësit për bukë integrale

500 g miell integral gruri
1 lugë çaji kripë
300-400 ml ujë të ngrohtë
1 qese majë e thatë ose 25 g majë e freskët
2 luge vaj ulliri

Recetë për bukë integrale

Procedura

1. Në enë hidhni 500 g miell, 1 lugë çaji kripë dhe përsipër edhe 2 lugë vaj ulliri.

2. Nëse përdorni majë të freskët për të bërë bukën, fillimisht përgatisni majanë – vendosni 25 g në 100 ml ujë të ngrohtë dhe lëreni për 15 minuta.

3. Hidhni majanë në enë dhe më pas shtoni 200-300 ml ujë të ngrohtë të mbetur.

4. Nëse përdorni majë të thatë, vendosni qesen në enë, përzieni gjithçka dhe shtoni 300-400 ml ujë të ngrohtë.

 

5. Sidoqoftë, 100 ml e fundit të ujit i derdhni ngadalë duke e përzier dhe duke e ngjeshur dhe do të mbaroni kur brumi të bëhet elastik dhe jo shumë ngjitës.

6. Për këtë procedurë, është mirë të përdorni mikser me vegël për ngjeshje brumi.

7. Mbulojeni enën e brumit me kapak dushi ose leckë të lagur dhe lëreni në një vend të ngrohtë për 45 minuta që brumi të rritet përafërsisht një të tretën.

 

8. Hiqni brumin nga tepsia dhe rrafshojeni me gishta në sipërfaqe të lyer me miell, më pas hapeni dhe kalojeni në tepsi buke 25 cm të gjatë.

9. Mbulojeni bukën me kapak dushi ose me leckë të lagur dhe lëreni të fryhet për 45 minuta.

 

10. Piqni bukën integrale për 40-50 minuta në 200°C.

Bukë integrale Argeta

Më shumë