Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Rregullat e mirësjelljes në tavolinë për fëmijët

Koha e leximit 2 min Ndani

A keni hasur ndonjëherë një person në restorant që nuk i njihte rregullat e mirësjelljes në tavolinë? Bërrylat mbi tavolinë, të përtypurit me zë të lartë dhe sjellja e vrazhdë ndaj kamerierit? E dimë që kjo nuk është diçka e këndshme për syrin, prandaj mendojmë se është e rëndësishme të fillojmë t'u mësojmë sa më shpejt fëmijëve tanë rregullat e mirësjelljes në tavolinë. Në këtë mënyrë, etiketa dhe rregullat e mirësjelljes do t'u bëhen zakon dhe ata do të ketë vetiu një sjellje të mirë.

Pra, si mund t’ua mësojmë realisht rregullat e mirësjelljes fëmijëve tanë?

Së pari, duhet t’u japim një shembull të mirë – e dini që fëmijët imitojnë gjithçka që bëjmë, prandaj kijeni parasysh këtë dhe tregojuni se cilat janë sjelljet e përshtatshme. Një këshillë shumë e thjeshtë është praktika. Ndoshta mund t’i ulni fëmijët për një provë; nuk duhet domosdoshmërish të hani, mund të sajoni edhe një lojë. Fëmija që sillet më mirë mund të zgjedhë pashtetën “Argeta” që do të hani për darkë.

Gjithashtu, provoni të interpretoni sjellje jo të përshtatshme. Ata mund ta kuptojnë mesazhin më shpejt nëse u jepni një “shembull pamor” të veprimit të gabuar; thjesht bëjini gjërat argëtuese. Për shembull, futni një kafshatë të madhe ushqimi dhe filloni ta përtypni me zë të lartë ndërsa mbani një qëndrim serioz – ata do ta vënë re patjetër dhe do të mendojnë, “pse po e bën mami apo babi këtë? Kjo nuk është e logjikshme”. Pra, tani ata kanë një shembull pamor, një ndjesi të çuditshme dhe sigurisht ju i konfirmoni se kjo është një sjellje që nuk duhet të tolerohet dhe që nuk duket mirë askund.

Duke qenë kaq të shijshme, pashetat “Argeta” mbarojnë shpejt, prandaj hani me kafshata të vogla dhe mësojuni fëmijëve të thonë “të lutem, a mund të hapim një “Argeta” tjetër?” Fjalët “të lutem” dhe “faleminderit” janë tejet të rëndësishme.

Këtu jepen vetëm disa shembuj se si mund t’u mësojmë fëmijëve rregullat e mirësjelljes në tavolinë: të thonë “të lutem” dhe “faleminderit”, të hanë me kafshata të vogla dhe, mbi të gjitha, të japim shembull duke qenë ne vetë të sjellshëm. Për të marrë këshilla të tjera, regjistrohuni në buletinin tonë dhe do të flasim sërish së shpejti!

Më shumë