Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Shpërndaje DASHURINË me një lojë argëtuese: SUDOKU

5 min Ndani

E ke dëgjuar më parë për lojën "Sudoku", apo jo? Ndoshta edhe mund ta kesh luajtur disa herë dhe të ka pëlqyer. Kjo është arsyeja pse kemi përgatitur një aktivitet argëtues për të gjithë familjen tënde! Largoji fëmijët nga kompjuteri, telefoni ose televizori, dhe tregoju se edhe platforma analoge mund të jetë argëtuese.

“Sudoku” në fakt është e vetmja lojë formuese që konsiderohet si parandalim i mirë kundër sëmundjes së Alzheimerit dhe depresionit. Mund të ketë edhe shumë përfitime të tjera shëndetësore: përmirëson kujtesën, rrit aftësinë për t’u përqendruar, përforcon mendimin logjik, redukton ankthin etj. “Sudoku” zakonisht është një lojë formuese me kuadrate 9 me 9 ku duhet të plotësoni numrat, por ata nuk duhet të përsëriten. Është jashtëzakonisht e lehtë për t’u mësuar dhe të bën për vete. “Sudoku” ka vetëm efekte anësore pozitive, prandaj mund të fillosh me lojën tënde të re të preferuar menjëherë: madje mund t’i përfshish edhe fëmijët në argëtim, patjetër!

Zgjidhja e lojërave formuese “Sudoku” nuk përfshin veprime matematikore. Ndonjëherë, lojërat formuese “Sudoku” mund të jenë me figura, shkronja ose simbole, që janë veçanërisht për fëmijët dhe të rriturit disleksikë. Mjafton të kesh një laps, ndoshta gomë dhe një lojë formuese “Sudoku”. Jemi të sigurt se ke lapsa në shtëpi, prandaj thjesht printoji këto lojëra formuese që kemi përgatitur për ty dhe fëmijët e  tu dhe filloni t’i zgjidhni.

Fëmijëve u pëlqen kur në shtëpi ndodh diçka ndryshe dhe “Sudoku” është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar një orë të dielave pasdite. Ushtrimet mendore mund të jenë gjithashtu të lodhshme, prandaj sigurohu që të keni pranë edhe një fetë buke me “Argeta Junior” që të ruani përqendrimin! Na dërgo një foto të vetes dhe të fëmijëve duke luajtur “Sudoku” dhe mund të fito një çmim special!

Më shumë