Argeta Bread
KU MUND TË BLEJ ARGETA

Argeta mund të gjendet në të gjithë zinxhirët kryesorë të shitjes me pakicë. Në rast se keni pyetje specifike, ju lutemi na kontaktoni në [email protected].

PËRBËRËSIT DHE PËRMBAJTJA

Argeta nuk është pjesë e industrisë së përpunimit të mishit; ne jemi specialistë të pâté-ve. Të gjithë përbërësit që blejmë dhe përdorim janë të përcaktuar vetëm për pâté. Kur zgjedhim mishin dhe peshkun, ne zgjedhim vetëm pjesët më të mira; nuk bëjmë kurrë kompromis.

Ne përdorim vetëm përbërësit më të mirë, mish, peshk ose perime të zgjedhura, erëza dhe vajra vegjetalë 100 për qind natyralë. Të gjitha pâté-të Argeta përgatiten pa konservues, ngjyrues artificialë, përforcues shijeje apo gluten.

Produktet Argeta përgatiten sipas recetës "pa". Kjo do të thotë që produktet tona janë tërësisht pa konservues, ngjyrues artificialë, përforcues artificialë të shijes dhe gluten.

E471 është mono dhe diglicerid i acideve yndyrore dhe përdoret si emulsifikues (përdoret në produktet e bazuara në emulsione). Ne kemi një emulsion të qëndrueshëm të mishit pa aditivë, që është një nga avantazhet tona më të rëndësishme. Nëse do të përdornim aditivë, do të ishim ligjërisht të detyruar që t'i deklaronim në listën e përbërësve në paketim.

Të gjitha pâté-të tona kanë një xhep të vogël ajri në pjesën e poshtme të paketimit, për shkak të procesit të mbushjes. Në xhepin e ajrit, pâté-të mund të marrin ngjyrë më të errët, gjë që është një dukuri krejtësisht e natyrshme që ndodh gjatë sterilizimit dhe mund të parandalohet vetëm duke shtuar aditivë.

Ndonjëherë, në pjesën e poshtme të paketimit të pâté-ve Argeta mund të ketë sasi të vogla xhelatine. Formimi i xhelatinës në fund të pâté-së ndodh gjatë sterilizimit në temperaturë të lartë kur nga mishi shkëputet një pjesë kolagjeni, e cila së bashku me ujin formojnë një xhel.

Jo, në produktet Argeta nuk ka përforcues artificialë të shijes. Megjithatë, ekstrakti i majasë është një përforcues natyral dhe nuk konsiderohet aditiv.

Po, Argeta përmban laktozë. Suplementet e qumështit në produktet tona janë të rëndësishme për përhapjen e produktit dhe për shijen e mirënjohur Argeta, e cila na bën kaq të spikatur. Pâté-ja e tonit për agjërim është e vetmja që nuk përmban laktozë.

MSC (Komiteti për Mbrojtjen e Mjedisit Detar) është standardi më i njohur në botë për peshkimin e qëndrueshëm. Ai njeh dhe shpërblen përpjekjet për të mbrojtur dhe ruajtur furnizimet me ushqime nga oqeani dhe deti për brezat e ardhshëm. Etiketa MSC është vetëm për peshqit e egër ose ushqimet e detit nga zona peshkimi të certifikuara sipas Standardit të Peshkimit MSC dhe peshkimit në mënyrë të qëndrueshme.

PËRDORIMI, SHQETËSIMET SHËNDETËSORE DHE ALERGJITË

Pâté-të duhen të ruhen të mbyllura në temperaturë maksimale 25 gradë. Pasi të jenë hapur, pâté-të duhet të ruhen në frigorifer dhe të konsumohen brenda 3 ditësh. Edhe udhëzimet e përdorimit janë pjesë e deklaratës.

Të gjithë alergjenët listohen në paketimin e produktit dhe shënohen me germa të trasha. Në produkte nuk ka alergjenë të tjerë përveç atyre të shënuar në paketim.

Pâté-të tona janë të sterilizuara dhe nuk përmbajnë bakterie. Sterilizimi është një proces që shkatërron ose eliminon të gjitha format e jetës mikrobike. Nëse gjeni paketim të dëmtuar në dyqan, ka mundësi që të jetë haur dhe duhet të njoftoni personelin e dyqanit.

Jetëgjatësia më e gjatë sigurohet nga sterilizimi, me fjalë të tjera, trajtimi termik i produkteve. Kjo është arsyeja se pse produktet tona kanë një jetëgjatësi më të madhe në rafte.

Paketimi ynë prej alumini është i veshur me një shtresë që mbron nga korrozioni, oksidimi dhe reaksionet kimike, duke parandaluar migrimin nga paketimi i aluminit në pâté.

Veshja është prej poliestri dhe PA BPA. Në rastin e pâté-ve dhe mëlmesave Argeta, alumini nuk kalon nga paketimi në pâté.

Deklarata e konformitetit garanton që përputhjen e paketimit të aluminit me legjislacionin në fuqi për FCM-të (materialet në kontakt me ushqimin) (BE) 1935/2004 dhe (BE) 2023/2006. Rregullorja (BE) 1935/2004 përcakton se FCM-të duhet të përgatiten sipas praktikave të mira të prodhimit dhe përbërësit e tyre nuk duhet të kalojnë në ushqim në përqendrime që mund të rrezikojnë shëndetin e konsumatorit, të ndryshojnë përbërjen e ushqimit ose të ndryshojnë vetitë organoleptike të ushqimit.

Kjo konfirmohet nga testimi i paketimit dhe organoleptikës së mëlmesave tona në laboratorin tonë në Izola, Slloveni. Duke qenë se legjislacioni garanton paketim shumë të sigurt për ushqimet me paketim alumini, ne jemi më të ekspozuar ndaj aluminit nga burime të tjera, si frutat dhe perimet e freskëta, drithërat, aditivët e ushqimit dhe produktet kozmetike, siç jemi në rastin e ushqimeve me paketim alumini.

Të gjitha pâté-të Argeta janë të sterilizuara, që do të thotë se pâté-të trajtohen me nxehtësi në një temperaturë mbi 100°C. Në këtë mënyrë, ne arrijmë sterilitetin e pâté-ve, pasi eliminojmë të gjithë mikroorganizmat e pranishëm në ushqim (përfshirë listerinë ose salmonelën), duke sjellë jetëgjatësi të pâté-ve. Pâté-të nuk përmbajnë aditivë, si p.sh. konservues ose përforcues artificialë të shijes.

Ne mendojmë se pâté-të mund të konsumohen gjatë shtatzënisë. Sigurisht, sidomos gjatë shtatzënisë, ju rekomandojmë të hani një dietë të ekuilibruar dhe nëse jeni ende në dyshim, konsultohuni me gjinekologun tuaj.

Sigurisht, e keni tërësisht ju në dorë nëse doni t’u jepni fëmijëve pâté. Në Argeta, ju garantojmë se pâté-të tona janë pa gluten dhe përgatiten pa konservues, përforcues shijeje dhe ngjyrues artificialë. Linja jonë speciale Argeta Junior është e përshtatur për nevojat e fëmijëve, sidomos nga pikëpamja e shijes dhe e profilit ushqimor.

QËNDRUESHMËRIA

Qëndrueshmëria është një nga çështjet kritike që po trajtojmë: në vitin 2020, hartuam një program ambicioz për qëndrueshmërinë të quajtur “Spread good”, për të arritur qëllimet e larta të qëndrueshmërisë deri në vitin 2030. Angazhimet tona dhe progresi ynë mund të gjurmohen në Spread Good.

Duke qenë se ne nuk jemi një kompani për prodhimin e mishit, ne e blejmë mishin nga furnizues të jashtëm, që do të thotë se ne mund ta zgjedhim vendin e origjinës së mishit. Ne po rrisim përdorimin e përbërësve nga burimet e qëndrueshme dhe po ruajmë standardet më të larta të përputhshmërisë me shëndetin dhe sigurinë. Sipas vlerësimit të WWF Adria-s, 46% e lëndës së parë të peshkut është kapur në mënyrë të qëndrueshme. Në dy vitet e fundit, ne kemi ulur me 55% furnizimin me pula të rritura në pulari dhe kemi rritur furnizimin nga fermat me kullotje të lirë dhe ato organike.

MSC (Komiteti për Mbrojtjen e Mjedisit Detar) është standardi më i njohur në botë për peshkimin e qëndrueshëm. Ai njeh dhe shpërblen përpjekjet për të mbrojtur dhe ruajtur furnizimet me ushqime nga oqeani dhe deti për brezat e ardhshëm. Etiketa MSC është vetëm për peshqit e egër ose ushqimet e detit nga zona peshkimi të certifikuara sipas Standardit të Peshkimit MSC dhe peshkimit në mënyrë të qëndrueshme.

Ne reduktojmë vazhdimisht përqindjen e letrës dhe plastikës në të gjitha paketimet tona. Paketimet tona të shumëfishta dhe paketimi dytësor i transportit kanë certifikata FSC. Kutitë e konservave prej alumini kanë shkallën më të lartë të riciklimit në krahasim me materialet e tjera të paketimit.

Ne po i përpunojmë mbetjet tona sipas modelit të ekonomisë qarkulluese. 100% e mbetjeve tona të prodhuara organike janë pjesë e ciklit qarkullues.

Ne mbështesim fort zhvillimin e sportit dhe sponsorizojmë Shoqatën e Skive në Slloveni dhe Kroaci.

Nënmarka jonë premium, Argeta Exclusive, u ofron konsumatorëve akses në kulinarinë e klasit të lartë përmes produkteve dhe projekteve të tjera të shumta. Ne ndihmojmë edhe në përmirësimin e cilësisë së përmbajtjeve online për fëmijët me anë të platformës argëtuese dhe edukuese të Argeta Junior-it.

CERTIFIKATA HALLALL

Po, Argeta ka certifikatë hallall dhe ofron një sërë pâté-sh hallall. Të gjitha pâté-të tona hallall kanë një shenjë të dalluar hallall në paketim.

Mishi i përdorur për produktet tona përpunohet sipas standardeve evropiane të hallallit.

Ato prodhohen në Slloveni dhe Bosnjë-Hercegovinë. Fabrika jonë e prodhimit në Bosnjë-Hercegovinë ka certifikatën hallall për të gjithë vendin, ndërsa në fabrikën e prodhimit në Slloveni, garantohet prodhimi i produkteve hallall.

Në produktet tona apo në fabrikat tona të prodhimit në Slloveni dhe Bosnjë-Hercegovinë nuk përdoret mish derri dhe as produkte me bazë mish derri.

Vetëm produktet me vulën hallall konsiderohen produkte hallall. Për shembull, produktet e pulës Argeta që nuk kanë vulën hallall nuk janë 100% hallall.

Po, përmbajnë vetëm mish pule. Produktet e pulës hallall përmbajnë përbërës të tjerë, si p.sh. vajra dhe erëza, të cilat kanë edhe këto certifikatën hallall.

Argeta e merr certifikatën hallall në Bosnjë-Hercegovinë nga Komuniteti Islamik i Bosnjë-Hercegovinës, Agjencia për Certifikimin e Cilësisë Hallall, dhe në Slloveni nga Komuniteti Islamik i Republikës së Sllovenisë. Certifikatat tona hallall rinovohen çdo vit.

Argeta ka të gjitha certifikatat e nevojshme, duke përfshirë edhe certifikatën Hallall, e cila garanton që procesi i nxjerrjes së mishit duhet të kryhet nga një person mysliman dhe se procesi duhet të ndjekë rregullat e fesë myslimane. Departamenti ynë i kontrollit të cilësisë kryen kontroll mbi të gjithë përbërësit e papërpunuar. Çdo produkt kalon analizat dhe sterilizimet e nevojshme përpara se të jetë i disponueshëm në dyqan.

BASHKËPUNIME DHE ANKESA

Ju lutemi na kontaktoni nëpërmjet adresës sonë zyrtare të emailit, [email protected], ose në llogaritë tona në Facebook dhe Instagram.

Ne jemi gjithmonë të hapur të bashkëpunojmë me njerëz dhe marka të shkëlqyera. Ju lutemi, na kontaktoni në [email protected].

Së pari, ju kërkojmë ndjesë për këtë ngjarje të pakëndshme që ju ka ndodhur! Çdo pâté Argeta duhet të jetë e shkëlqyer; kjo është arsyeja pse procesi i prodhimit është nën mbikëqyrje të rreptë nga hapi i parë deri në hapin e fundit të pâté-së.

Për më tepër, teknologët tanë ndjekin procesin më të avancuar të prodhimit dhe standardet më të larta të higjienës, në mënyrë që të mund t'ju ofrojnë vetëm pâté me cilësi të lartë. Prandaj, ajo që ju ndodhi sigurisht nuk ishte e qëllimshme.

Ju lutemi, na informoni rreth rastit tuaj dhe shërbimi ynë i kontrollit të cilësisë do ta hetojë atë. Ju lutemi përdorni emailin tonë [email protected] për të na dërguar sa më poshtë:

  • datën dhe numrin e lotit në kapakun e paketimit,

  • emrin e dyqanit ku keni blerë produktin Argeta dhe

  • ju lutemi bashkëngjitni foto në mënyrë që të mund të shohim problemin.

  • Gjithashtu, ju lutemi të na jepni adresën dhe numrin tuaj të telefonit në mënyrë që një nga punonjësit tanë t'ju kontaktojë për informacione shtesë.

Gjithashtu, ju lutemi të ruani kampionin e mëlmesës. Do t'ju mbajmë të informuar për hapat e mëtejshëm.

PYETJE TË TJERA

Jo të gjitha pâté-të Argeta janë përherë në stok. Ne përpiqemi të kënaqim shije të ndryshme, kështu që gama jonë është e gjerë dhe jemi të sigurt që do të gjeni një shije që ju pëlqen, edhe pse e preferuara juaj mund të mos jetë e disponueshme. Ne i dëgjojmë gjithmonë dëshirat e klientëve tanë, prandaj shumë shpejt do t'ju befasojmë me diçka të re.

Ne kemi shumë aktivitete degustimi dhe lojëra me çmime nga ku mund të fitoni materiale promovuese etj. Ju sugjerojmë të na ndiqni në faqet tona në Facebook dhe Instagram dhe të merrni pjesë në lojërat e ardhshme me çmime.

Ka një sëri faktorësh që ndikojnë te çmimet tona dhe ato varen nga tregu i vendit, si dhe nga shitës të caktuar me pakicë, ofertat promocionale të të cilëve mund të ndikojnë edhe në çmim. Për shkak të kësaj dhe fushatave të ndryshme të uljeve, raporti i çmimeve të tregut mund të ndryshojë. Ne nuk ndikojmë te çmimet, pasi nuk duhet ta bëjmë këtë.

Jeni kureshtarë?

Nëse nuk mund ta gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj, do e gjejmë bashkë! Na kontaktoni.

Pasurojeni emailin me
buletinin tonë informativ!

Ju premtojmë se do t'ju dërgojmë vetëm lajmet më të shijshme! #ShpërndaniMirësi

Cilat lajme dëshironi të merrni?

´