Bisfenol A (BPA) është një kimikat industrial në përdorim të zakonshëm që nga vitet 1960 dhe përdoret kryesisht në kombinim me kimikate të tjera për prodhimin e plastikës dhe rrëshirës. BPA përdoret gjerësisht në plastikën polikarbonate dhe plastikën e ngurtë. Bisfenol A është materiali i përdorur për shishet e ripërdorshme të plastikës, sendet e tavolinës si p.sh. pjatat dhe gotat plastike, si dhe enë të ndryshme plastike.

Paketimi i Argetës nuk përmban BPA-NI
Përse është i dëmshëm bisfenol A?
Problemi më i madh me bisfenol A është se ai mund të transferohet në sasi të vogla nga paketimi tek ushqimi ose pija që ndodhet brenda tij. Ne si konsumator e gëlltisim dhe ai hyn në trupat tanë ku mund të ndërpresë funksionimin e sistemit tonë endokrin dhe të dëmtojë shëndetin. Duke qenë se përveç përbërësve cilësorë, prioriteti ynë kryesor është siguria e produktit, në të gjitha paketimet tona ne përdorim një veshje që nuk përmban BPA-NI. Kjo veshje nuk ka bisfenol A dhe për këtë arsye, nuk është e dëmshme për shëndetin tonë.

Paketimi ynë garanton cilësinë e produktit
Duke u kujdesur për sigurinë e shëndetit të njerëzve dhe të mjedisit, ne zbatojmë angazhimin tonë ndaj qëndrueshmërisë te klientët tanë, çka është pjesë e strategjisë sonë të qëndrueshmërisë. Jemi të lumtur që ju gjithashtu i njihni parimet tona dhe na besoni.
Vazhdoni leximin
Kemi përmirësuar përbërjen ushqyese të ushqimeve kremoze të Argeta Junior
Në Argeta, jemi plotësisht të angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe vizionin për të ofruar dhe zhvilluar produktet më të balancuara nga ana ushqyese. Por çfarë do të thotë kjo për klientët tanë besnikë?

Përse alumini është një zgjedhje e mirë për paketim?
Në Argeta, gjithashtu i qëndrojmë besnik angazhimit tonë për qëndrueshmërinë me paketim, për të cilin përdorim vetëm alumin. Përse është kjo një zgjedhje e mirë?

Përse përdorim paketim kartoni të certifikuar nga FSC?
Ndërgjegjësimi që kemi vetëm një planet dhe duhet të kujdesemi për t’ia lënë të sigurt brezave të ardhshëm po zë gjithmonë e më shumë vend në botë.
