Kulaç Vjenez

Kulaç Vjenez
2H

Kulaçët e këndshëm vjenez shfaqen shpesh në menytë tona, pasi shkojnë në mënyrë perfekte me gatimet e shpejta dhe për të bërë sanduiçe të ndryshme. Dhe cila është ana e mirë e një kulaçi vjenez? Këtë pa dyshim e keni kuptuar pasi keni shtruar në një kulaç të freskët Argetën tuaj të preferuar, pashtetën nr.1 të mishit të pulës dhe mishit të peshkut në Evropë*.

Përbërësit

  • miell gruri i bardhë400 g
  • maja e thatë1 qese
  • ujë i ngrohtë240 ml
  • mjaltë15 g
  • gjelle vaj2 lugë
  • kripë8 g

Përgaditja e kulaçit vjenez nuk do t’ju marrë shumë kohë dhe kur t’i nxirrni me krenari nga furra ende të nxehtë, kulaçët do të përhapin një aromë kaq të këndshme në shtëpinë tuaj, sa askush nuk do t’u rezistojë.

Brumi

  1. Përzieni miellin, majanë e thatë dhe kripën së bashku në një enë të madhe.

  2. Hapni një vrimë në mes të përzierjes, më pas përzieni mjaltin dhe derdhni brenda ujë të ngrohtë.

  3. Përziejini të gjitha së bashku dhe më pas gatuajeni një brumë të butë dhe të punueshëm.

  4. Gatuejeni për rreth 7-10 minuta duke përdorur një mikser kuzhine.

  5. Mbulojeni enën me një leckë të lagur ose mbështjellje plastike.

  6. Vendoseni në një vend të ngrohtë që brumi të vijë dhe të dyfishojë vëllimin e tij - për rreth 1 orë.

Dhënia e formës dhe pjekja

  1. Këputni një pjesë brumi me peshë rreth 80 g dhe formoni me gishta një top - kapeni brumin në një pikë dhe shtypeni në sipërfaqen e topit.

  1. Në këtë mënyrë nga brumi formoni 8 topa, mbulojini ato me qese dhe lërini të fryhen për 30 minuta.

  2. Ngroheni furrën paraprakisht në 200°C.

  3. Shtypni në çdo top një kallëp me modelin karakteristik të mullirit me erë.

  4. Vendosni kulaçët në një tepsi të lyer me letër pjekjeje dhe piqeni për 15-20 minuta.

Origjinale
Zbulo shijet
Pasurojeni emailin me
buletinin tonë informativ!

Ju premtojmë se do t'ju dërgojmë vetëm lajmet më të shijshme! #ShpërndaniMirësi

Cilat lajme dëshironi të merrni?