Recetë e thjeshtë për bukë pa gluten

Recetë e thjeshtë për bukë pa gluten
1H

Edhe pse dallimi kryesor mes bukës pa gluten dhe bukëve të tjera është në vetë miellin pa gluten, receta e mirë është gjithmonë e rëndësishme, pasi një bukë e tillë kërkon përgatitje pak më të ndryshme.

Përbërësit

  • miell pa gluten600 g
  • ujë të vakët480 ml
  • kripë8-10 g
  • vaj luledielli60 ml
  • majë të thatë10 g

Për ata që vërejnë shenja fryrjeje ose kanë probleme me tretjen pasi kanë ngrënë një vakt me gluten, kemi përgatitur recetë të thjeshtë për bukë pa gluten. Shtuam përzierje farash, sepse shumë kontribuojnë në vlerën ushqyese. Për shembull, farat e kungullit janë të pasura me vitaminë E, farat e lirit janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe farat e lulediellit janë burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe acidit linoleik. Argetën tuaj të preferuar mund ta lyeni pa e menduar shumë në bukën pa gluten, sepse përgatitet sipas recetës: pa konservues, pa ngjyra artificiale, pa përforcues artificial të shijes dhe pa gluten.

Procedura

  1. Vendosni të gjithë përbërësit në enë për përpunimin e ushqimit.

  1. Përziejeni brumin butë për 30 sekonda, pastaj më fort për 5 minutat tjera.

  2. Në tepsi 25 cm të gjatë vendosni copë letër furre, vini brumin në të dhe rrafshojeni.

  3. Mbuloni tepsinë me fletë metalike dhe lëreni në vend të ngrohtë 1 orë që brumi të vijë.

  4. Ngroheni furrën në 200°C.

  5. Rrihni vezën me 2 lugë qumështi për të lyer sipërfaqen e bukës. Spërkatni përzierjen e farave mbi të.

  1. Futni kallëpin në furrë dhe në fund të furrës vendosni enë rezistente ndaj zjarrit me 3 dl ujë të vluar.

  2. Piqni bukën 40 minuta dhe 10 minuta para përfundimit hiqni me kujdes enën me ujë nga furra.

  1. Hiqni bukën pa gluten nga kallëpi dhe lëreni të ftohet.

Pikante
Zbulo shijet
Pasurojeni emailin me
buletinin tonë informativ!

Ju premtojmë se do t'ju dërgojmë vetëm lajmet më të shijshme! #ShpërndaniMirësi

Cilat lajme dëshironi të merrni?