Përse është kjo një zgjedhje e mirë? Alumini është një nga të paktat materiale që mund të riciklohet pafundësisht, që do të thotë që asgjë nuk humbet kur riciklohet duke qenë se lënda e parë hyrëse rifitohet në formën e një alumini të ri të ricikluar.
Gjithsesi, ky nuk është avantazhi i vetëm, duke qenë se alumini i mbron produktet në mënyrë të përkryer nga drita dhe ndikimet e tjera nga jashtë. Në këtë mënyrë, ushqimet kremoze ruajnë shijen, cilësinë e lartë dhe mbi të gjitha, paketimi prej alumini garanton jetëgjatësinë në raft. Kjo arrihet pjesërisht me anë të procesit tonë të veçantë me teknologji të lartë të trajtimi të nxehtësisë, të cilin e përdorim në vend të konservuesëve. Alumini gjithashtu është më i lehtë se hekuri ose xhami, që nënkupton më pak ndikim në mjedis gjatë transportit. Ky hap i rëndësishëm na ndihmon të krijojmë vaktet e vogla më të mira, që njëkohësisht janë miqësore me mjedisin.
Për ne është shumë e rëndësishme të jemi në gjendje të ofrojmë vetëm produkte me cilësi të lartë dhe të sigurta pa kompromis dhe kjo është arsyeja përse i gjithë paketimi ynë prej alumini ka një shtresë mbrojtëse në brendësi të përbërë nga një veshje që nuk përmban BPA-NI pa Bisfenol A. Kjo veshje ndalon në mënyrë efikase që gjurmët e aluminit të kalojnë te produkti ku mund të konsumohet, që është një garanci shtesë për një vakt të sigurt dhe me cilësi të lartë.
Vënia e theksit te cilësia në të gjitha drejtimet dhe menaxhimi me përgjegjësi i burimeve për paketimin e kontejnerëve tanë është parimi ynë kryesor. Kjo është arsyeja përse besojmë me vendosmëri në këto vlera, që është çelësi i suksesit të ushqimeve kremoze të mishit dhe peshkut që janë numri 1 në Evropë.
Vazhdoni leximin
Përse përdorim paketim kartoni të certifikuar nga FSC?
Ndërgjegjësimi që kemi vetëm një planet dhe duhet të kujdesemi për t'ia lënë të sigurt brezave të ardhshëm po zë gjithmonë e më shumë vend në botë.
Paketimet e Argetës nuk përmbajnë BPA-NI
A e dini se shumica e paketimeve që hasim në jetën tonë të përditshme përmbajnë bisfenol A?
Kemi përmirësuar përbërjen ushqyese të ushqimeve kremoze të Argeta Junior
Në Argeta, jemi plotësisht të angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe vizionin për të ofruar dhe zhvilluar produktet më të balancuara nga ana ushqyese. Por çfarë do të thotë kjo për klientët tanë besnikë?