Përse përdorim paketim kartoni të certifikuar nga FSC?

Qëndrueshmëria0 min
Ndërgjegjësimi që kemi vetëm një planet dhe duhet të kujdesemi për t'ia lënë të sigurt brezave të ardhshëm po zë gjithmonë e më shumë vend në botë.

Sllovenia është një vend me pyje, ku më shume se 56 përqind e sipërfaqes së shtetit është e mbuluar nga to, duke na renditur të tretët në Evropë. Kjo është arsyeja përse menaxhimi ekonomik dhe mbrojtja e pyjeve ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo është diçka për të cilën jemi angazhuar me vendosmëri në Argeta, pasi duam që produktet tona të ndikojnë në mjedis sa më pak të jetë e mundur. Këtë e arrijmë duke përdorur paketimin e certifikuar nga FSC.

Çfarë është FSC?

FSC do të thotë Këshilli i Mbikëqyrjes së Pyjeve, një organizatë që promovon dhe certifikon menaxhimin e përgjegjshëm të pyjeve të botës. Të gjitha paketimet që kanë këtë etiketë merren nga druri (produktet e drurit dhe letrës) nga pyjet e menaxhuara me përgjegjësi. FSC promovon menaxhim të qëndrueshëm, miqësor me mjedisin, të pranueshëm ekonomikisht dhe të drejtë nga ana sociale - kjo do të thotë se çdo pemë që pritet, zëvendësohet me mbjelljen e një peme të re. Një nga angazhimet që është pjesë e zhvillimit tonë të qëndrueshëm është gjithashtu angazhimi ndaj mjedisit, që është një nga arsyet përse paketimi prej kartoni që përdoret në prodhimin e produkteve tona (kartonët e transportit, kartonët me disa shtresa) vjen nga burime të certifikuara nga FSC.

Kjo është mënyra se si ne në Argeta, përmbushim misionin tonë të një marke miqësore me mjedisin me paketime miqësore me natyrën në të gjitha drejtimet. Dhe ne besojmë sinqerisht që së bashku me ju, që mbështesni përpjekjet tona, mund të vazhdojmë të jemi krenar për pyjet tanë të bukur dhe të gjelbër.

Pasurojeni emailin me
buletinin tonë informativ!

Ju premtojmë se do t'ju dërgojmë vetëm lajmet më të shijshme! #ShpërndaniMirësi

Cilat lajme dëshironi të merrni?

´