Argeta Bread
Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë 20 milionë njerëz për të arritur një ekuilibër më të mirë ushqimor dhe dieta më të shëndetshme.
Zotimi ndaj përdoruesve

Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë 20 milionë njerëz për të arritur një ekuilibër më të mirë ushqimor dhe dieta më të shëndetshme.

Në Argeta, konsumatorët janë në zemrën dhe mendjen e gjithçkaje që bëjmë, sepse duam të ofrojmë shujtën më të mirë dhe më të lehtë për ta shijuar më së miri ushqimin dhe jetën në përgjithësi.

Produkte me vlera ushqimore të ekuilibruara
Zotimi i parë ndaj përdoruesve

Produkte me vlera ushqimore të ekuilibruara

Duam të krijojmë pashteta mishi dhe peshku pa aditivë artificialë dhe pashteta me perime, me etiketë pa OMGJ.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Të gjitha pashtetat e mishit dhe peshkut do të përmbushin zotimin «pa aditivë».

  • Do të rrisim numrin e produkteve të certifikuara pa OMGJ.

Duam të përmirësojmë formulimin e produkteve duke ulur sasinë e yndyrës dhe kripës dhe duke rritur sasinë e proteinave dhe lëndëve të tjera ushqyese. Ne duam të rrisim edhe numrin e produkteve të përshtatshme për njerëzit me kufizime dietike.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Do të përmirësojmë strukturën e vlerave ushqyese të produkteve tona.

Ne duam të rrisim numrin e produkteve të pasura me vlera ushqyese.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Produkte të pasura me vlera ushqyese

Përbërës të <br />qëndrueshëm dhe <br />cilësi e siguri të produkteve
Zotimi i dytë ndaj përdoruesve

Përbërës të
qëndrueshëm dhe
cilësi e siguri të produkteve

Ne do të garantojmë përputhshmërinë me GFSI-në (Iniciativa Globale e Sigurisë Ushqimore) dhe me standardet mjedisore në sektorin e prodhimit. Këto standarde do t’ua kërkojmë edhe furnizuesve tanë.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Njësitë tona të prodhimit do të ruajnë certifikimin FSSC 22000 dhe standardet mjedisore.

  • Të paktën 60% e furnizuesve tanë do të kenë të paktën një standard GFSI ose standard mjedisor.

Duam të garantojmë se përbërësit që përdorim në prodhim janë rritur, mbarështuar dhe peshkuar në mënyrë të qëndrueshme.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Do të blejmë mish dhe peshk nga ferma mbarështimi dhe fabrika prodhimi të qëndrueshme, në përputhje me furnizimin në dispozicion, kërkesat rregullatore dhe potencialin e tregut.

Duam të rrisim përdorimin e paketimit që nuk ka BPA të shtuar.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Në procesin tonë të prodhimit do të përdorim paketime PA BPA.

Dietë bimore dhe e ekuilibruar
Zotimi i tretë ndaj përdoruesve

Dietë bimore dhe e ekuilibruar

Rritja e alternativave për konsumatorët të cilët hanë më pak mish ose nuk hanë aspak

Dëshirojmë të zgjerojmë portofolin tonë duke shtuar më shumë alternativa pa mish ose bimore.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Ne do të ofrojmë më shumë zgjedhje për veganët, vegjetarianët dhe fleksitarianët.

Gjithnjë e më shumë
  • Zotimi ndaj mjedisit

    Zotimi ndaj mjedisit

    Prej një kohe të gjatë, kemi përfshirë elementet e qëndrueshmërisë në procesin e prodhimit për të ndihmuar klientët, partnerët, punonjësit tanë dhe mjedisin.
  • Zotimi ndaj shoqërisë

    Zotimi ndaj shoqërisë

    U kushtojmë vëmendje atyre që kanë vërtet nevojë dhe duke përfshirë sipërmarrës vendas,anetare të talentuar në sporte dhe nismëtarë të tjerë bamirësish në projekte afatgjata, ne ofrojmë më shumë sesa ndihmë të njëhershme.
Pasurojeni emailin me
buletinin tonë informativ!

Ju premtojmë se do t'ju dërgojmë vetëm lajmet më të shijshme! #ShpërndaniMirësi

Cilat lajme dëshironi të merrni?

´