Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Të shpërndajmë mirësi!

Ne besojmë se jeta është ashtu siç ne vet e krijojmë. Por, të gjithë neve ndonjëherë na duhet një ndihmë e vogël.

Kështu që ne po fillojmë nismën ##SpreadGood dhe po fillojmë valën e veprave të mira që ta bëjmë botën një vend më të mirë për të jetuar. Edhe vepra më e vogël e mirë mund t’ia zbukurojë ditën dikujt. Një gjest i mirë, një ndihmë e vogël apo edhe një bisedë e sinqertë donë të thotë shumë për dikë, që juve nuk ju kushton asgjë.

Dhe tani, ejani ti bashkohemi valës së veprave të mira dhe të fillojmë të shpërndajmë mirësi!

Me ndihmën e fansave të Argeta, kemi arritur të bëjmë një donacion në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup. Ne dhuruam një stacion monitorimi dhe pajisje mjekësore.

Dhuruam 10.000 euro ISHP “Klinikës infektive për sëmundje infektive dhe gjendje febrile” në Shkup.  Ata do ta përdorin këtë donacion për të blerë një stacion për mbikëqyrje, i cili do të mundësojë një monitorim të centralizuar tek pacientët dhe pajisje të tjera mjekësore të domosdoshme për të siguruar kujdes më të mirë të mundshëm.

Përkrahni nismën, me të vërtetë, bashkohuni, të ndihmojmë, të mbështesim dhe së bashku të luftojmë kundër të gjitha sfidave.

– Dr. spec. Mirjana Pehçevska Pop-Iliev
Drejtor organizativ në Klinikën për sëmundje infektive

NE FRYMËZUAM
0
VEPRA TË MIRA

Më poshtë mund të gjeni shumë ide për vepra të mira. Shfrytëzoni ata për frymëzim. Nëse keni bërë vepër të mirë sot, atëherë klikoni! Dhe shpërndajeni me miqtë e juaj.

Ejani të shikojmë sa vepra të mira mund të nxisim!

Mblidhni mbeturina tek parku afër vendit ku ju banoni.

Befasoni postierin tuaj me një filxhan kafe.

Lavdëroni dikë.

Blini më shumë produkte ushqimore në shitore dhe dhuroni ato.

Jepni përparësi dikujt deri sa prisni në radhë.

Përgatitni një vakt ushqimor për fqinjin e moshuar.

Kërkoni ndjesë për diçka që keni gabuar.

Dhuroni rrobat e vjetra.

Lejoi shoferit tjetër të kalon në korsinë tënde.

Dikujt hapjani derën.

Ndihmoni në sportel qendrën për qen endacak.

Dhuro gjakë, për të shpëtuar jetë.

Jepni një buzëqeshje dhe një fjalë të këndshme.

Ushqeni një kafshë endacak.

Adopto një kafshë shtëpiake të braktisur.

Bëjini kafe punëtorëve që janë afër jush.

Nderoni me një pije freskuese punëtorin që punon pa pushim.

Shpërbleni punëtorin e parkingut i cili tetë orë punon jashtë.

Jepni ujë dhe ushqim qenit para ndërtesës suaj.

Ç’do vit, dhuroni rroba në SOS fshatin e fëmijëve.

Ndihmoni fqinjën të dërgon bagazhin në banesën e saj.

Blijini barna nga barnatorja fqinjëve të moshuar dhe të sëmurë.

Ushqimin e tepërt dhurojani atij që nuk ka.

Mirëmbani gjelbërimin dhe mbillni të paktën nga një dru dhe një lule.

Befasoni kolegët tuaj, bëjini një sandviç.

Në autobus lironi vendin grave shtatzëna.

Lironi vendin tuaj në autobus personave të moshuar.

Dhuroni rrobat dhe mbathjet që nuk i përdorni miqve.

Mblidhni mbeturina nga rrethina juaj.

Dhuroni lodra fëmijëve pa prindër.

Librat të cilat i keni lexuar dhuroni në bibliotekën më afërt.

Më të vegjlit ti mësojmë të kujdesen për mjedisin dhe ekologjinë.

Dhuroni para fqinjëve më të vjetër të cilët nuk kanë mundësi të blejnë ushqim.

Ndihmoji çdokujt aq sa mundesh.

Lini një mesazh për një ditë të këndshme veturave të parkuara në parkingun para ndërtesës.

Ndihmoj njerëzit me nevoja te veçanta.

Vizitoni të afërmit tuaj që janë në moshë.

Jepni përparësi dikujt para terminalit për tërheqjen e të hollave.

Përmes një mesazhi dhuroni 100 denarë dikujt që ka nevojë.

Ndihmojuni të moshuarve dhe fëmijëve të kalojnë rrugën.

Mbani maskë ç’do ditë.

Ujitni drurin e thatë, mbillni disa të reja.

Dëgjojeni dikë.

Gjithmonë thuaj “Faleminderit” dhe Më fal”.

Kujdesuni për fëmijën e fqinjit që të mund ajo të blejë ushqime për drekë.

Doni të shtoni veprën tuaj të mirë?
Shtoni këtu
Fotogaleri