Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Angazhimi ndaj konsumatorit

Në Argeta, konsumatorët janë në qendër të gjithçkaje që bëjmë, sepse duam të ofrojmë vaktin më të mirë dhe më të thjeshtë për shijim të plotë të ushqimit dhe jetës në përgjithësi.

Angazhimi ynë ndaj konsumatorëve

 

Përkushtohemi që të ndihmojmë 20 milionë njerëz në arritjen e lehtë të ekuilibrit ushqimor dhe ushqimit më të shëndetshëm.

Produkte të ekuilibruara nga ana ushqyese

Dëshirojmë të krijojmë pashtetë mishi dhe peshku pa aditivë artificialë dhe perime, me etiketë pa OMGJ.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • Të gjithë pashtetat e mishit dhe peshkut do të përmbushin premtimin “pa aditivë”.
  • Do të rrisim numrin e produkteve të certifikuara pa OMGJ.

Dëshirojmë të përmirësojmë recetën e produkteve duke ulur përqindjen e yndyrës dhe kripës dhe duke rritur përqindjen e proteinave dhe lëndëve të tjera ushqyese. Gjithashtu dëshirojmë të rrisim numrin e produkteve të përshtatshme për njerëzit me kufizime dietike.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • do të përmirësojmë strukturën ushqyese të produkteve.

Dëshirojmë të rrisim numrin e produkteve të pasura me lëndë ushqyese.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • Produkte të pasura me lëndë ushqyese.

Produkte me cilësi aq të lartë sa nuk ka se
çfarë t'u shtohet tjetër.

Produkte me cilësi aq të lartë sa nuk ka se çfarë t'u shtohet tjetër.

Në Argeta, u përmbahemi standardeve më të larta dhe dëshmojmë se edhe një vakt i vogël mund të ofrojë cilësinë më të lartë. Zgjedhim vetëm përbërësit më të mirë, përdorim copa cilësore të mishit dhe peshkut, si dhe erëza dhe vajra bimorë 100% natyral.

Produktet e markës Argeta mund të mburren me etiketën “PA”, e cila garanton se ato nuk përmbajnë përmirësues artificialë të shijes, konservantë, ngjyra artificiale apo gluten. Dëshirojmë të demokratizojmë cilësinë e lartë, përbërësit me cilësi të lartë dhe recetat më të mira që do të jenë në dispozicion për publikun më të gjerë të mundshëm.

Përbërës të qëndrueshëm, cilësi dhe siguri të produktit

Ne do të garantojmë përputhshmërinë me GFSI (Global Food Safety Initiative) dhe me standardet e mjedisit në prodhimtari. Po ashtu, këto standarde do t’i kërkojmë edhe nga furnizuesit tanë.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • Njësitë tona të prodhimit do ta ruajnë certifikimin FSSC 22000 dhe standardet e mjedisit.
  • Së paku 60% e furnizuesve tanë do të ketë së paku një GFSI ose standard të mjedisit.

Duam të garantojmë se përbërësit që përdorim te prodhimi janë të rritur, të mbarështuar dhe të peshkuar në mënyrë të qëndrueshme.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • Do të blejmë mish dhe peshk nga mbarështimi dhe prodhimi i qëndrueshëm, në përputhje me ofertën e disponueshme, kërkesat rregullatore dhe potencialin e tregut.

Dëshirojmë të rrisim përdorimin e ambalazhit që nuk ka BPA të shtuar.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • Në prodhimin tonë do të përdorim ambalazh PA BPA.

Transparencë në prodhimin
tonë modern

Transparencë në prodhimin tonë modern

Prodhimi ynë është i nivelit dhe teknologjisë së lartë, sepse ne krijojmë vetëm produkte me cilësinë më të mirë nën mbikëqyrje strikte, që nga lëndët e para deri te vendosja e ambalazhit, për çka jemi shumë krenarë.

Duke marrë parasysh që fjalët janë vetëm fjalë dhe në emër të transparencës së plotë, kemi nderin që të ftojmë të gjithë të cilët vetë dëshirojnë të binden me sytë e vetë në cilësinë e produkteve të Argetës. Mund të bëni një turne virtuale të procesit të prodhimtarisë i këtu.

Dietë bimore dhe e ekuilibruar

Rritja e alternativave për konsumatorët të cilët hanë më pak mish ose nuk hanë aspak

 

Dëshirojmë të zgjerojmë portofolin tonë duke shtuar më shumë alternativa pa mish ose me perime.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • Do të ofrojmë një përzgjedhje më të madhe për veganët, vegjetarianët dhe gjysmë vegjetarianët.

Prodhimi më modern, me teknologji
të lartë i markës Argeta

Në prodhim garantojmë mbikëqyrje të rreptë, që nga lëndët e para deri te vendosja e ambalazhit. Garantojmë pastërti dhe qëndrueshmëri të produkteve përmes trajtimit termik, i cili është një proces teknologjik plotësisht i patëmetë, me të cilin sigurojmë qëndrueshmërinë e produktit. Ky proces dhe receta unike na lejojnë që produktet e Argeta-s të jenë pa aditivë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.