Argeta Bread
Jemi angazhuar të reduktojmë efektin e <br />Argeta-s në mjedis me 20%.
Zotimi ndaj mjedisit

Jemi angazhuar të reduktojmë efektin e
Argeta-s në mjedis me 20%.

Ne besojmë se nuk mjafton që një produkt të ketë cilësi dhe shije të mirë, por duhet të përmbushë misionin e tij edhe në fusha të tjera. Duam të krijojmë produkte që nuk e ndotin mjedisin, prandaj i kushtojmë vëmendje të veçantë koherencës së prodhimit, ekonomisë qarkulluese dhe eficiencës të burimeve.

Paketimi i qëndrueshëm dhe i riciklueshëm
Zotimi i parë ndaj mjedisit

Paketimi i qëndrueshëm dhe i riciklueshëm

Për paketimin, ne duam të rrisim sasinë e materialeve të riciklueshme të përdorura.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Do të përdorim vetëm paketim prej kartoni dhe letre, me lëndë të parë të certifikuar nga FSC-ja.

Ne duam të reduktojmë sasinë e letrës dhe plastikës që përdorim.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Deklaratat do të printohen direkt në paketim, pa përdorur etiketa.

Alumini në paketimin Argeta është një burim i vlefshëm që mund të ripërdoret vazhdimisht, por vetëm nëse pastrohet dhe klasifikohet siç duhet. Në mënyrë që të ripërdorim sa më shumë paketim që të jetë e mundur, duhet të edukojmë konsumatorët përmes komunikimeve dhe projekteve.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Ne do të edukojmë konsumatorët se si t’i ndajnë mbetjet e tyre siç duhet për t’u siguruar që po riciklohen më shumë ambalazhe alumini.

Reduktimi i mbetjeve ushqimore
Zotimi i dytë ndaj mjedisit

Reduktimi i mbetjeve ushqimore

Nxitja e konsumatorëve për reduktimin e mbetjeve ushqimore

Ne duam të rrisim numrin e paketimeve me përdorim optimal të produktit dhe të arrijmë vizionin për zero mbetje ushqimore duke rritur ndërgjegjësimin e konsumatorëve.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Ne do të edukojmë konsumatorët mbi rëndësinë e reduktimit të mbetjeve ushqimore.

  • Ne do t'i pajisim konsumatorët me zgjidhje për të reduktuar mbetjet ushqimore.

Menaxhimi i <br />qëndrueshëm i <br />energjisë, ujit dhe mbetjeve
Zotimi i tretë ndaj mjedisit

Menaxhimi i
qëndrueshëm i
energjisë, ujit dhe mbetjeve

Ne duam të reduktojmë përqindjen e ujit të përdorur në vendet tona të prodhimit.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Ne do të reduktojmë me 8% sasinë e ujit të përdorur për ton produkti.

Ne duam të reduktojmë përdorimin e kimikateve në pikat tona të prodhimit.

Duam të reduktojmë sasinë e llumit nga impianti ynë i trajtimit të ujërave të zeza.

Zotimet dhe objektivat deri në vitin 2030:

  • Do të reduktojmë me 90% sasinë e llumit nga impianti ynë i trajtimit të ujërave të zeza.

Më shumë zotime
  • Zotimi ndaj përdoruesve

    Zotimi ndaj përdoruesve

    Dëshirojmë të ofrojmë produktet më të mira të mundshme me përbërës të cilësisë së lartë, pa aditivë, në paketim të sigurt dhe për të gjitha shijet.
  • Zotimi ndaj shoqërisë

    Zotimi ndaj shoqërisë

    U kushtojmë vëmendje atyre që kanë vërtet nevojë dhe duke përfshirë sipërmarrës vendas,anetare të talentuar në sporte dhe nismëtarë të tjerë bamirësish në projekte afatgjata, ne ofrojmë më shumë sesa ndihmë të njëhershme.
Pasurojeni emailin me
buletinin tonë informativ!

Ju premtojmë se do t'ju dërgojmë vetëm lajmet më të shijshme! #ShpërndaniMirësi

Cilat lajme dëshironi të merrni?

´