Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

SPREAD GOOD

»Eat good, feel good, spread good.«
 

»Spread good« është programi ynë i qëndrueshëm me anë të së cilit zbatojmë filozofinë e përhapjes së më të mirës për të gjithë, si në prodhim ashtu edhe në mjedis dhe në rrethin shoqëror.

Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajmë si markë me shtrirje ndërkombëtare dhe për këtë arsye investojmë në mënyrë aktive për të arritur qëllime të qëndrueshme.

 

Lexo raportin tonë të qëndrueshmërisë për vitin 2022.

Misioni

Të krijojmë racionet e vogla më të mira në mënyrën më të drejtë.

Vizioni

Të mundësojmë përvojën më të mirë të racioneve të vogla pa u shqetësuar.

Ne i shndërrojmë sfidat në mundësi

 

Shoqëria dhe planeti ynë përballen me sfida të mëdha dhe të rëndësishme. Jemi të vetëdijshëm për ndryshimet urgjente për të cilat ekosistemi ka nevojë dhe të cilat industria ushqimore duhet t’i pranojë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe cilësor, si dhe interesimin në rritje për ushqimin me bazë bimore. Jemi të vetëdijshëm se kemi fuqinë për t’i ndihmuar ata në nevojë.

 

Roli ynë është të mbrojmë në mënyrë aktive nismat dhe aktivitetet që do të përhapin të mirën dhe do të përmirësojnë botën në të gjitha sferat, për ne dhe pasardhësit tanë.


Përgjegjësitë që dalin nga programi ynë i qëndrueshmërisë »Spread good« (Përhap të mirën) i kemi ndarë në tre fusha kryesore.

 

Angazhimi ndaj konsumatorit

Dëshirojmë të ofrojmë produktet më të mira të mundshme me përbërës të cilësisë së lartë, pa aditivë, në paketim të sigurt dhe për të gjitha shijet.

Angazhimi ndaj mjedisit

Për një kohë të gjatë, në procesin e prodhimit kemi përfshirë elemente të zhvillimit të qëndrueshëm, duke dashur t’ua kthejmë vetëm me të mirë klientëve tanë, partnerëve, punonjësve dhe mjedisit.

Angazhimi ndaj shoqërisë

Vëmendjen ia kushtojmë atyre që vërtet kanë nevojë, me përfshirjen e sipërmarrësve lokalë, shpresave sportive të talentuara dhe iniciativave të tjera bamirëse, kurse në projekte afatgjata ofrojmë më shumë se sa ndihmën e njëhershme.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.