Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Angazhimi ndaj shoqërisë

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kemi. Prandaj, po kërkojmë në mënyrë aktive rrethe shoqërore në të cilat mund të kontribuojmë, duke i përmirësuar dhe çuar përpara, si dhe jemi të lumtur t’u bashkohemi dëshmive lokale dhe të mbështesim me krenari idenë për një të ardhme më të mirë dhe më të suksesshme.

Angazhimi ndaj shoqërisë

 

Me edukimin, mbështetjen e ushqyerjes më të mirë dhe promovimin e sportit do të ndikojmë pozitivisht në cilësinë e jetës së 20 milionë njerëzve.

Përmirësimi i cilësisë së jetës së përditshme

Dëshirojmë të ofrojmë argëtim cilësor dhe edukativ për fëmijët, për të rritur numrin e përmbajtjeve dhe projekteve të ngjashme.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • Do të përmirësojmë cilësinë e përmbajtjes argëtuese dhe edukative për fëmijët.

Si mbështetës të mëdhenj të kulinarisë së lartë, dëshirojmë të garantojmë zhvillim të suksesshëm dhe një të ardhme të ndritur në këtë profesion, kështu që duam t’i afrojmë njerëzit më afër shijes së shefave prestigjiozë dhe t’u japim kuzhinierëve të rinj përvojën e tyre të parë në kuzhinat më të mira.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • Do të ofrojmë qasje më të lehtë në kulinarinë e lartë.

Librat e njohur elektronikë për fëmijë

Kemi krijuar një koleksion digjital të tregimeve ndërvepruese dhe edukative për fëmijë të moshave të ndryshme, krijuar në bashkëpunim me një psikolog të njohur zhvillimi dhe një ekip shkrimtarësh dhe ilustruesish të suksesshëm për fëmijë. 

Librat elektronikë janë krijuar për të nxitur zhvillimin e aftësive të ndryshme njohëse të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe për të qenë përmbajtje argëtuese dhe të dobishme nga të cilat fëmijët, nga njëra anë, do të kënaqen dhe, nga ana tjetër, do të përfitojnë.

Përmirësimi i cilësisë së jetës në shoqëri

Mbështetja financiare e sportit, arsimimit dhe kulturës.

 

Përmes sponsorizimeve dhe donacioneve, do të investojmë në mënyrë aktive drejt shoqërisë në fushën e sportit, kulturës dhe arsimit.

 

ANGAZHIMI DHE QËLLIMET DERI NË VITIN 2030:

  • 1% e fitimeve tona do të dhurohet për sponsorizime dhe donacione.

Vepra të mira që sjellin
vepra të reja të mira

Edhe pse besojmë se jemi ne ata që vendosim për jetën tonë, ne e dimë që ndonjëherë kemi nevojë për pak ndihmë. Prandaj kemi krijuar një valë veprash të mira me iniciativën #SpreadGood në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë. 

Me një fushatë që nxiste vepra të mira në mesin e njerëzve, nxitëm më shumë se 4000 vepra të mira dhe të paktën po aq buzëqeshje të çiltra në tre vende. Edhe ne iu bashkuam fushatës me donacione për organizatat kryesore të bamirësisë apo institucionet shëndetësore në secilin vend.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.