Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

08.09.2022

Paketimet e Argetës nuk përmbajnë BPA-NI

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

A e dini se shumica e paketimeve që hasim në jetën tonë të përditshme përmbajnë bisfenol A? Bisfenol A (BPA) është një kimikat industrial në përdorim të zakonshëm që nga vitet 1960 dhe përdoret kryesisht në kombinim me kimikate të tjera për prodhimin e plastikës dhe rrëshirës. BPA përdoret gjerësisht në plastikën polikarbonate dhe plastikën e ngurtë. Bisfenol A është materiali i përdorur për shishet e ripërdorshme të plastikës, sendet e tavolinës si p.sh. pjatat dhe gotat plastike, si dhe enë të ndryshme plastike.

Paketimi i Argetës nuk përmban BPA-NI

Përse është i dëmshëm bisfenol A?

 

Problemi më i madh me bisfenol A është se ai mund të transferohet në sasi të vogla nga paketimi tek ushqimi ose pija që ndodhet brenda tij. Ne si konsumator e gëlltisim dhe ai hyn në trupat tanë ku mund të ndërpresë funksionimin e sistemit tonë endokrin dhe të dëmtojë shëndetin. Duke qenë se përveç përbërësve cilësorë, prioriteti ynë kryesor është siguria e produktit, në të gjitha paketimet tona ne përdorim një veshje që nuk përmban BPA-NI. Kjo veshje nuk ka bisfenol A dhe për këtë arsye, nuk është e dëmshme për shëndetin tonë.

Paketimi ynë garanton cilësinë e produktit

Duke u kujdesur për sigurinë e shëndetit të njerëzve dhe të mjedisit, ne zbatojmë angazhimin tonë ndaj qëndrueshmërisë te klientët tanë, çka është pjesë e strategjisë sonë të qëndrueshmërisë. Jemi të lumtur që ju gjithashtu i njihni parimet tona dhe na besoni. 

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.

Nga fjalë në vepra

Thuhet se premtimet mbeten vetëm premtime derisa të përmbushen. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Disa nga premtimet tona jemi duke i përmbushur përmes projekteve të cilat paraqiten më poshtë.