Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Një piknik argëtues, I shëndetëshëm dhe I çiltër: tofu burger

Koha e leximit 1 min Ndani

Jashtë ndjehet era e verës. Pse mos ta organizoni një piknik me familjen dhe miqtë tuaj? Zgjidhni shefin e skarës ndërsa të tjerët kujdesen për prerjen e perimeve të freskëta, prerjen e bukës, dhe natyrisht sigurohuni që shefi i skarës ta ketë pijen e ftohtë afër vetes. Kjo është punë ekipore.

Kësaj here, mund të shkëputeni nga rutina dhe t’i befasoni miqtë tuaj me tofu burger të lehtë si një gatesë e famshme. Le të jetë motoja e piknikut tuaj Argëtim, Shëndet dhe Çiltërsi. Ju garantojmë që pas piknikëve të tillë, ju do t’i vishni rrobat e larjes pa asnjë hezitim.

Përbërësit:

  • Argeta me spec të kuq ose
  • Argeta krem me spec pikant
  • Argeta me krem Panxhari dhe Rrike
  • Tofu i freskët
  • Simite gruri të integruar
  • Perime të freskëta

Si?

Vendosni simitet në skarë për një apo dy minuta për t’i bërë ekstra krokante. Pastaj shpërndani kremin e Argeta me spec të kuq apo me spec pikant në njërën gjysmë të secilit dhe kremin e Argeta me krem Panxhari dhe Rrike në gjysmën tjetër. Ky është një kombinim i përkryer i burgerit. Kur shefi i skarës ju thotë që tofu e pjekur në skarë tanimë është e gatshme, thjesht vendoseni atë në mes të simiteve me perime të freskëta, qepë dhe avokado. Shijoni, por keni parasysh…Mund të tundoheni edhe për një burger të dytë!

Më shumë