Receta e bukës pa gluten / Argeta. Ana e mirë e bukës.

Ne përdorim kukit (kukit e detyrueshme, analitike dhe të marketingut) për t’u siguruar për funksionimin e duhur të uebsajtit tonë dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues. Klikoni te “personalizo cilësimet ” për të menaxhuar preferencat tuaja. Për më shumë informacione të detajuara, ju lutemi shikoni politikën tonë të kukive.

Recetë e thjeshtë për bukë pa gluten

KOHA E LEXIMIT 3 min Ndani

Edhe pse dallimi kryesor mes bukës pa gluten dhe bukëve të tjera është në vetë miellin pa gluten, receta e mirë është gjithmonë e rëndësishme, pasi një bukë e tillë kërkon përgatitje pak më të ndryshme.

Për ata që vërejnë shenja fryrjeje ose kanë probleme me tretjen pasi kanë ngrënë një vakt me gluten, kemi përgatitur recetë të thjeshtë për bukë pa gluten. Shtuam përzierje farash, sepse shumë kontribuojnë në vlerën ushqyese. Për shembull, farat e kungullit janë të pasura me vitaminë E, farat e lirit janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe farat e lulediellit janë burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe acidit linoleik. Argetën tuaj të preferuar mund ta lyeni pa e menduar shumë në bukën pa gluten, sepse përgatitet sipas recetës: pa konservues, pa ngjyra artificiale, pa përforcues artificial të shijes dhe pa gluten.

Përbërësit e bukës pa gluten

600 g miell pa gluten
480 ml ujë të vakët
8-10 g kripë
60 ml vaj luledielli
10 g majë të thatë

Për koren me fara

1 ve
2 lugë qumësht
përzierje farash

Procedura

1. Vendosni të gjithë përbërësit në enë për përpunimin e ushqimit.

bukës pa gluten

 

2. Përziejeni brumin butë për 30 sekonda, pastaj më fort për 5 minutat tjera.

3. Në tepsi 25 cm të gjatë vendosni copë letër furre, vini brumin në të dhe rrafshojeni.

4. Mbuloni tepsinë me fletë metalike dhe lëreni në vend të ngrohtë 1 orë që brumi të vijë.

5. Ngroheni furrën në 200°C.

6. Rrihni vezën me 2 lugë qumështi për të lyer sipërfaqen e bukës. Spërkatni përzierjen e farave mbi të.

 

 

7. Futni kallëpin në furrë dhe në fund të furrës vendosni enë rezistente ndaj zjarrit me 3 dl ujë të vluar.

8. Piqni bukën 40 minuta dhe 10 minuta para përfundimit hiqni me kujdes enën me ujë nga furra.

9. Hiqni bukën pa gluten nga kallëpi dhe lëreni të ftohet.

bukës pa gluten argeta

Më shumë